Me një doktoraturë në Bioteknologji nga Universiteti Cambridge i Britanisë dhe me një prani të përsëritur në listat e femrave më me ndikim në botë, shkencëtarja arabe Hajat Sindi nuk është e huaj për mediat ndërkombëtare.
Në muajin shkurt të këtij viti, Sindi rrëzoi barrierat gjinore, kur ajo u bë një nga gratë e para që do të betoheshin në Këshillin Shura në mbretërinë e Arabisë Saudite.
Këshilli Shura, i përbërë kryesisht nga akademikët, klerikët, biznesmenët dhe nëpunësit civilë, ka pasur 12 gra këshilltare që nga viti 2006, por vetëm muaj më parë ato u bënë anëtare me drejta të plota në këshillin më të lartë të vendit.
Hajat Sindi, e lindur në një nga qytetet më të shenjta të Islamit, në Meke, u diplomua në farmakologji në universitetin britanik Londër King ‘s College në vitin 1995, para përfundimit të doktoraturës së saj nga bioteknologjia në Universitetin e Kembrixhit në vitin 2001.

Sindi ndan kohën e saj në mes të mësimdhënies në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara, dhe duke punuar si një studiuese mjekësore dhe shpikëse në Arabinë Saudite.
“Të gjitha hulumtimet që kam bërë dhe shkencat që kam studiuar kanë të bëjnë me atë si ne mund të përdorim shkencën për t’i shërbyer shoqërisë. Inovacionet e mia ishin rreth çështjeve se si unë mund ti ndihmoj pacientët për të diagnostikuar sëmundjet e pashërueshme, “tha ajo.

Ndërsa në Kembrixh, Sindi shpiku një sensor magnetik akustik, një makinë që kombinon efektet e ultra-të lehta dhe të shëndosha për zgjedhjen e medikamentve të përshtatshme për t’u marrë në llojet e kancereve të ndryshme. Ajo është konsideruar shpesh si model për gratë arabe, dhe është shpallur një nga arabet më me ndikim në botë në vitin 2012. Ndërsa e përjavshmja amerikane Newsweek e cilësoi atë si një nga 150 Gratë që tundën botën” në vitin 2012.

“Paraqitjet e mia në mediat e jashtme gjithashtu është e rëndësishme, sepse unë jam e lidhur me të dyja, si fenë ashtu edhe shkencën, përfundon Hayat.

Ajo vazhdon të konsiderohet si model nga shumë vajza të reja arabe, të cilat shpresojnë se shkollimi i tyre do ti bëjë ato pjesë integruese të shoqërisë.
/mesazhi/