Miniera e kripës Khewra, e dyta më e madhe në botë ka plot 40 kilometra tunele, një xhami e bërë me gur kripe, një tren elektrik e madje edhe një klinikë për të kuruar ata që vuajnë nga azma.
Miniera shtrihet 120 km në jug të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad. Ajo është më e madhja dhe më e vjetra në vend dhe çdo vit vizitohet nga 250 mijë persona.
Khewra u zbulua në vitin 320 Para Krishtit nga trupat e Aleksandrit të Madh. Ajo vazhdon të jetë prodhuesi më i madh i kripës në vend, me rreth 350 mijë tonë çdo vit. /albeu.com/