Sa i kaltёr ёshtё Qielli kur shkёlqen Dielli!
Sa e bukur ёshtё nata kur shfaqen yjet dhe hёna!
Sa e bereqetshme ёshtё toka kur nё mbrendi vendoset fara!
Sa i lezetshёm ёshtё ushqimi kur barkun zotron uria!
Sa e freskёt ёshtё pika e ujit kur lodhesh nga etja!
Sa i kёndshёm ёshtё flladi i erёs kur trupin pushton vapa e verёs!
Sa i çmuar ёshtё shiu nё kohёn e thatёsirёs!
Sa e gjallё ёshtё natyra kur gjelbёrohet!
Sa i pastёr ёshtё ajri kur toka me borrё mbulohet!
Sa mahnitёs ёshtё shikimi drejtё detit tё hapur!
Sa freskues ёshtё noti nё ujin e kripur!
Sa e hareshme ёshtё jeta e gjallesave mbrenda tij!
Sa e rёndёsishme pёr jetёn ёshtё vetё thellёsia e tij!
Sa mbreslёnse janё kёngёt e bariut dhe blegёrimat e kopes sё tij!
Sa tё kёndshme janё minutat kur ndёgjon njё kёngё bilbili!
Sa relaksuese janё tingujtё ku gurgullon lumi!
Sa tё qeta janё lartёsit ku rrjedhin ujvare!
Sa kёnaqёsi shpirtёrore tё ofrojnё zhurmat e gjallesave nёpёr male!
Sa mbreslёnse janё sjelljet e tyre familjare!
Sa tё habit egёrsia e tyre me tё tjerёt dhe butёsia me tё afёrmit e tyre!
Sa e mrekullueshme ёshtё lumturia familjare!
Sa e bukur ёshtё jeta bashkёshortore!
Sa i gёzueshёm ёshtё çasti kur lind fёmija!
Sa tё lumtura janё çastet kur me prindёrit lozё fёmija!
Sa krijim i pёrsosur ёshtё syri qё shikon mirёsit!
Sa krijim i pёrsosur ёshtё veshi qё ndёgjon mrekullit!
Sa krijim i pёrsosur ёshtё trupi qё shijon kёnaqёsit!
Sa krijim i pёrsosur ёshtё zemra si muskul qё prodhon energjit!
Sa krijim i pёrsosur ёshtё shpirti qё gjallёron çdo pjesё tё trupit!.
Sa e sa krijime tё bukura tё All-llahut qё s’numrohen fare!
A thua vallё do mё mjaftonte faqja e dheut nёse e bёja fletore?
A do mё mjaftonte uji i detrave nёse e bёja ngjyrё pёr tё shkruar?
A thua vallё do mё mjaftonte vetё jeta ime ti shkruaj pa mos haruar?
Sigurisht,s’do tё mundem tё arij se mirёsit e Zotit s’kan kufij
Prandaj i them vetes:O krijes e krijuesit a e din se ti çdo lёvizje qё realizon!
Çdo punё qё vepron!
Çdo sekond qё jeton!
Çdo frymёmarje qё frymon!
Çdo tё rahure zemre qё shfrytёzon!
Çdo pjesё ushqimi qё konsumon !
Çdo pik uji qё harxhon!
Ёshtё nё dijenin dhe nё regjistrin e All-llahut tё Madhёruar
Por fatkeqёsisht nё konsum je i pёrkushtuar,e nё faleminderim gojё shtrёnguar.
 
Shkruar nga : Xhemshit Jusufi