Bashkësia Fetare  Islame ka paralajmëruar se do të kërkohet që të ndërtohet një xhami në afërsi të ndërtesave të cilat është duke i ndërtuar firma turke Xhevahir Hollding. Siç mësohet, BFI-ja ka paralajmëruar se për ndërtim të objektit fetar ata planifikojnë të bëjnë kërkesë deri tek komuna.
-Investitori i ndërtesave deri tash nuk ka kërkuar leje nga ne për ndërtimin e nji objekti të tillë, por duke pasur parasysh se ky është një investim turk, dhe që aty pritët që të jetojnë edhe musliman, ne jemi në pritje të një lutje të tillë, pas çka ne do të kërkojmë nga Komuna e Aerodromit që të na caktoi një lokacion për ndërtimin e obiektit fetar. Konsiderojmë se për një gjë të tillë banorët e kompleksit do të kenë nevojë në të ardhmën, tha myftiu i shkupit Ibrahim Shabani.
Nga Komuna e Aerodromit treguan se deri më tani një lutje e tillë nuk është dorëzuar në zyret e tyre, dhe se në planin e detajuar urbanistik nuk është paraparë ndërtim i një xhamie, edhe sikur kjo të ndodhte ata thonë se për shkak se në Aerodrom nuk jetojnë më shumë se 0,5% musliman, e njejta do të ishtë refuzuar./albtime.com/