Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup sot e shpalli Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë akademik 2013/2014, sipas të cilit ka 10.311 vende të lira. Prej tyre, për studentë të rregullt në kuotën shtetërore janë të lira 6.092 vende, 3.144 janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.075 për studentë me korrespondencë.
Numri i vendeve të lira në fakultetet është harmonizuar me kërkesën e tregut të punës, ashtu që ka më shumë vende për shkencat teknike.
Çmimi i studimeve në kuotën shtetërore është 200 euro apo 100 në studimet  e disperzuara dhe 400 euro për studentët që do të bashkëfinancojnë.
Konkursi është shpallur në ueb-faqen e Universitetit të Shkupit  www.ukim.edu.mk. Në të janë theksuar kushtet dhe kriteret për regjistrim, mënyra e selektimit të kandidatëve dhe rezultati nga suksesi në arsimin e mesëm dhe nga matura shtetërore, nga e cila lëndët eksterne maturantët sivjet do të japin më 8 qershor (gjuhë amtare dhe literaturë) dhe më 11 qershor (matematikë, gjuhë të huaj, filozofi apo estetikë). (INA)