Pjesëtarë të lëvizjes politike ekstreme, “Agimi i Artë” kanë marrë pjesë në luftën në Bosnjë e Hercegovinë nga mesi i viteve 90-të.
“Agimi i Artë” ka kërcënuar haptazi myslimanët të shtetit fqinj duke thënë se, “do të theren si pula nëse nuk Sipas medieve të vendit, ekzistojnë dëshmi se nga mesi i viteve 90-të të shekullit të kaluar, disa pjesëtarë të “Agimit të Artë” kanë marrë pjesë në luftën në BeH në anën e Ushtrisë së Republikës Serbe.
“Ekzistojnë dëshmi bindëse se grekët, mes të cilëve sigurisht edhe anëtarë të Agimit të Artë, ishin nën komandën personale të Ratko Mlladiçit dhe Radovan Karaxhiçit. Grekët, së bashku me Mlladiçin kanë hyrë dhe kanë kryer gjenocid në Srebrenicë. Për fat të keq, në akuzat kundër Mlladiçit dhe Karaxhiçit, asnjëherë nuk përmenden krimet e grekëve dhe mercenarëve tjerë të huaj gjatë gjenocidit në BeH”,- pohon Avdo Huseinoviç, hulumtues të krimeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
/Shekulli Online/
EDITOR
12 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago