Më datat 18 dhe 19 maj 2013, në hotel Rozafa në Bujanoc, u mbajt Konferenca e tretë e rrjetit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit.
Në konferencë morën pjesë:
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Preshevë, në cilësinë e nikoqirit;
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Kumanovë;
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Zvicër;
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Gjermani dhe
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Belgjikë.
Si mysafir të nderit, në konferencë morrën pjesë dhe përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Zgjimi” nga Drenasi i Kosovës.
Karakteri i konferencës ishte i natyrës strategjike, koordinuese, administrative dhe legjislative. Në të u sollën vendime të rëndësishme të cilat bënë unifikimin e korpusit dhe qartësimin e profilit të QSA-së. Në kuadrin e kësaj konference u bë edhe analizimi i punës një vjeçare të QSA-së nga konferenca e dytë. Në të u analizuan raportet financiare, aktivitetet e përhershme, si në aspektin sasior, poashtu edhe në aspektin kualitativ.
Gjatë konferencës u përpiluan plane të përbashkëta veprimi, u aprovuan rregullore të funksionimit dhe koordinimit të aktiviteteve, u caktuan procedurat administrative të unifikuara si përbrenda korpusit të QSA-së, ashtu edhe ndaj partnerëve të saj.
QSA deri më tani ka vepruar vetëm në sferën humanitare dhe të avancimit, ku kryesisht është marrë me sanimin e situatave të krijuara, pa u futur fare në origjinën dhe shkaktarët e këtyre situatave. Me qenë se QSA ka një prezencë mëse 7 vite në terren, pas analizave me hollësi të prezencës së problemeve të shoqërisë sonë në aspektin humanitar, QSA vendosi që aktivitetin e saj t’a zjgerojë edhe në sferat sociale dhe ekonomike. Ky ndryshim i profilit të QSA-së ka ardhur si rezultat i marrjes së informatave nga terreni dhe qasjes sonë më aktive në të ardhmen ndaj problemeve të ndryshme që hasen në shoqëri.
Ne mendojmë se varfëria e skajshme duhet të zgjidhet jo vetëm me solidarizim të popullit, por edhe me një investim të vazhdueshëm në sferën ekonomike. Fenomenet e ndryshme sociale që kanë lindur në shoqëri, duhet trajtuar me seriozitet dhe duhet kërkuar ,,ilaçi’’ që i zgjidh këto sëmundje shoqërore. Për këtë u hartua dhe aprovua filozofia e fushë-veprimtarisë së QSA-së për në të ardhmen.
Për shkak të shtrirjes së gjerë gjeografike dhe funskionimit në vende me legjislaturë dhe kushte të ndryshme, si nevojë imediate lindi edhe themelimi i një organi të lartë gjithpërfshirës të të gjitha qendrave të QSA-së. Pikërisht në këtë konferencë u themelua Asamblea e QSA-së, ku çdo qendër do të përfaqësohet me nga një përfaqësues, me qëllim të unifikimit të standardeve të njejta të punës, profilit dhe aktiviteteve me të cilat QSA do të merret në të ardhmen.
Asamblea do të ketë rolin e saj të vëzhgimit, këshilldhënies dhe përfaqësimit të QSA-së si korpus me shtrirje të gjerë të të gjitha qendrave. Kompetencat dhe obligimet do të qartësohen në rregulloren e Asamblesë, e cila do të përpilohet nga grupi punues brenda tridhjetë ditësh. Në përbërjen e Asamblesë u caktua sekretari i përgjithshëm i asamblesë me mandat tre vjeçar, i cili poashtu vjen nga rradhët e QSA-së.
Pjesëmarrësit në konferencë kishin një angazhim maksimal në të gjitha sferat e kësaj konference. Prioritetet e përcaktuara në këtë konferencë i japin shtysë rrjetit të QSA-së, që në periudhat në vijim, puna e saj të jetë sa më profesionale, transparente dhe sa më afër kërkesave të popullatës në nevojë. Gjithashtu, u diskutua edhe mundësia e zgjerimit të rrjetit tonë edhe në Kosovë.
Nuk ka dyshim se bazë e sukseseve të deritanishme të QSA-së, është mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve tona. Ata ndajnë nga kafshata e gojës, për të mbështetur projekte të cilat janë në të mirën e popullatës tonë të përvuajtur. Ne ju jemi mirënjohës atyre duke shpresuar se si shtyllë vëllazërore do të arrijmë të gjurmojmë sa më thellë në zbutjen e brengave dhe halleve të njeriut tonë të varfër. Apelojmë njëzëri që ky numër dashamirësh të shtohet, pasi që kërkesat në terren janë shumë më të mëdha.
Me vite të tëra kemi investuar në besimin e tyre dhe jemi të bindur se ashtu si e kemi nisur këtë rrugë vullnetare, në të njëjtën mënyrë do ta vazhdojmë deri në fund. /albeu.com/
EDITOR
12 years ago
previous article
Turistët francezë informohen për fenë Islame në Nevshehir
next article
Çelet konkursi për 1600 vende të reja pune
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago