Anulohet Samiti i shefave të shteteve dhe qeverive nga vendet e përfshira në Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore që duhej të mbahet në Ohër. Arsyeja kryesore është bojkoti i më shumë liderëve ballkanik për të marr pjesë në këtë Samit. Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, tha se nuk do të lejoj që përmes Maqedonisë shtetet e rajonit të shërojnë frustracionet e vjetra ballkanike. ‘Maqedonia nuk dëshiron të jetë vëzhgues e aq më pak pjesëmarrës në lojërat me veto dhe bojkot’, ka thënë Ivanov.
“Interesi shtetëror dhe dinjiteti i Maqedonisë më obliguan ta sjell këtë vendim. Për fat të keq komplekset dhe paragjykimet e vjetra ballkanike u ringjallën sërish në prag të Samitit. Nuk do të lejoj që në kurriz të Maqedonisë të thyhen paragjykimet e vjetra ballkanike dhe të qërohen hesapet e shteteve ballkanike ndërsa çmimin ta paguaj Maqedonia. Sfidat zgjidhen me dialog e jo me bojkot”, deklaroi Gjorge Ivanov, president I shtetit.
Sipas tij anulimi i Samitit njëherit pasqyron edhe realitetin  e rajonit dhe se kjo duhet të shërbej si motiv për liderët evropian që në mënyrë të drejtë ta kuptojnë këtë realitet.
“Përfundimisht erdhi dita kur dikush duhet hapur të pranoj se bashkëpunimi rajonal ndodhet para një sfide serioze dhe të madhe. Maqedonia ka dëshmuar se është iniciatore dhe partnere për bashkëpunim rajonal se angazhohet për përfshirjen e të gjithë shteteve të rajonit por është më se e qartë se samiti i rajonit ka sfida serioze”, tha Gjorge Ivanov, president I shtetit.
Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive nga vendet e përfshira në Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore që duhej të mbahet në Ohër e anuluan presidenti i Shqipërisë dhe Kroacisë për shkak të mos pjesëmarrjes së Kosovës, Bullgaria paralajmëroi pjesëmarrjen vetëm të kryeministrit ndërsa Greqia pritej të përfaqësohet me përfaqësues të nivelit më të ulët.