Maqedonia vazhdon të jetë ndër vendet ku më shumë pihet duhani. 40 deri në 50 për qind e popullsisë së Maqedonisë mbi moshën 15 vjeçe janë duhanpirës të rregullt. Për çdo vit konsumohen rreth 2310 cigare për persona ose rreth 115,5 paketa cigaresh për person.
Këto janë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) të cilat i prezantoi në konferencën e organizuar me rastin e 30 majit- Ditës Botërore të Luftës kundër duhanit.
“Analizat epidemiologjike tregojnë se pirja e duhanit është një nga arsyet e më shumë se 10.000 vdekjeve në Maqedoni dhe rreth 6 milion vdekjeve në vit, në mbarë botën. Është vërtetuar që pirja e duhanit shkakton kancerin në mushkërive dhe zgavrën e gojës, sëmundjet kardiovaskulare, infeksionet respiratore dhe shumë sëmundje tjera”, tha përfaqësuesja e ISHP-së, prof. dr Elena Qosevska.
Si mekanizëm për të reduktuar pirjen e duhanit dhe nxitjen e qytetarëve të Maqedonisë për të shmangur dhe evituar pirjen e duhanit, është edhe ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike.
/lajm/
EDITOR
11 years ago
previous article
Kongresi i 36 ndërkombëtar i mjekësisë, studentët shqiptar të UKM-së, morën çmimin e parë
next article
Liga e Parë dhe e Dytë me 10 ekipe
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago