Në Panairin e Shkupit prej sot deri më 16 qershor do të mbahet panairi i parë Outlet në të cilin vizitorët do të munden që në një vend të gjejnë gjithçka për rinovim, rikonstruktim, ndërtim, aredim, riaredim dhe zbukurimin e shtëpive të tyre, kopshteve dhe oborreve.
Karakteri i Paniriti është më i ndryshëm nga panairet e tjera që organzoi panairi i Shkupit dhe si risi ai paraqet panair vetëm me karakter shitës.
Manifestimi do të mbahet në një hapësirë të brendshme prej 7.000 metra katrorë në tre salla dhe hapësira të jashmte prej 60 stendave. Do të ofrohen dhoma ndenje, dhoma gjymi, dhoma ngrënie, kuzhina, dhoma për fëmijë, garnituara, krevatë, krevatë për bebe, garderobë, komoda, TV vitrina, tapete, parket, dyshme prej laminati, panele muresh AD, televizorë, dyer, kabina dushi dhe vaska, ndriçime dhe elektrikë, klimatizim, pajisje për amviseri.
Në Panairin e Shkupit priten rreth 50.000 vizitorë, hyrja është falas, ndërsa për vizitorët Panairi i Shkupit do të organizojë edhe lojëra shpërblimi.
EDITOR
11 years ago
previous article
50 golat më të bukur të sezonit 2012/13
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago