Derisa nëpër media kanë qarkulluar foto të shumta nga dhuna që është ushtruar nga ana e policisë ndaj protestuesve në Turqi, gjë që nxiti edhe reagimin e kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili u shpreh se do të hetohen dhe do të ndëshkohen të gjithë ata polic që kanë përdorur dhunë jo porpocionale me situatën, tash së fundmi në media është shfaqur edhe një anën tjetër e medaljes.
Në disa foto të publikuara shihet se si policia turke iu ndihmon protestuesve të plagosur, informon Almakos.
Prej ditës së premte Stambolli ishte në revoltë. Protestat që fillimisht ishin manifestime të qeta përfunduan në përleshje të dhunshme mes turmës dhe policisë.
Përleshjet kanë shkaktuar mbi një mijë viktima, ndërsa katër persona kanë humbur shikimin.
Manifestimet nisën kundër vendimit për të prerë rreth 600 pemë në parkun Gezi, në qendër të qytetit, për të ndërtuar aty një qendër tregtare.
Protestës iu bashkëngjiten edhe emra të njohur të kinematografisë turke.
EDITOR
11 years ago
previous article
Dr. Kardavi bën thirrje për xhihad në Siri
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago