Skuadra e vardarit me rezultatin 5:0 e ka mundur Horizontitn nga Turnova edhe përskaj faktit se kjo ishte krye-ndeshja e sezonit e cila vendoste se cila nga këto dy skuadra do të shpallet kampion për sezonin 2012/2013. Kampionët e ri dhe të vjetër shumë mirë e hapën këtë ndeshjes, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë edhe atë me golat e shënuar nga Manevski (17) dhe Kostovski (33). Në fraksionin e dytë Vardari ishte edhe më efikas duke shënuar plus tre gola të tjerë. Së pari Stojkov (66), pastaj Petrov (74) dhe sërish Stojkov (78). Me këto skuadra e Vardarit e siguroi titullin e tyre të shtatë kampion dhe në këtë mënyrë “kuq e zinjtë” kanë tre tituj më shumë se treshja që deri më sot ka fituar tituj të kampionëve si Rabotniçki, Slloga Jugomagnati dhe Sileksi.
Në ndeshjet e tjera që vendosnin kësaj radhe në javën e fundit, pati kryesisht rezultate të pritura. Napreodku edhe sezonin e ardhshëm do të luaj në elitën e futbollit vendor, pasi me 2:1 e mundi Pelisterin në Manastir.Drita në Bogovinë me 3:1 e mundi Shkëndijën, por nuk iu shmang balotazhit.
Rezultatet – Java e 33-të:
Vardari – Horizonti 5:0
Rabotniçki – Teteksi 3-1
Sileksi – Renova         2-2
Bregallnica – Metalurgu  2-3
Drita – Shkëndija          3-1
Pelisteri – Napredoku       1-2
Renditja
1.    Vardari        33    20    8    5    71:21    68
2.    Metalurgu    33    18    9    6    48:28    63
3.    Turnova      33    17    12    4    49:31    63
4.    Rabotniçki   33    16    5    12    47:42    53
5.    Shkëndija    33    13    8    12    52:49    44
6.    Bregallnica  33    12    7    14    37:35    43
7.    Napredok    33    12    7    14    29:39    43
8.    Renova      33    12    7    14    35:46    43
9.    Drita          33    11    7    15    35:50    40
10.    Pelisteri    33    9    10    14    27:36    37
11.    Teteksi     33    6    7    20    22:47    25
12.    Sileksi      33    6    5    22    33:61    23
Në eliminatoret për Ligën e Kampionëve, do të luaj Vardari, ndërsa në eliminatoret për Liga Evropa do të luajnë: Horizonti  dhe Metalurgu, si dhe Teteksi që ka fituar Kupën e Maqedonisë. Në balotazh do të luajnë Drita dhe Pelisteri, ndërsa elitën e futbollit vendor do ta braktisin Sileksi (kjo është hera e parë që braktis elitën) dhe Teteksi. Jovan Kostovski (Vardar) me 22 gola të shënuar është shpallur këpuca e artë për futbollin vendor.