Ekspertët alarmojnë, 94 për qind e nxënësve të shkollave të mesme gjatë orës mësimore me telefonat e tyre celular qëndrojnë në internet.
Kështu thotë hulumtimi të cilin e ka realizuar Universiteti Haifa.
Nxënës të anketuar nga Portalb, vërtetojnë se u bezdiset të dëgjojnë profesorët, dhe përqendrohen në celular.
‘Gjatë orës mësimore dëgjoj muzikë në telefon, luaj lojëra, shoh Facebook-un’ tha Visar Xh, nxënës në Gjimnazin Zef Lush Marku-Shkup.
‘Ndoshta dy tre orët e para kemi vëmendje tek ajo çka thonë profesorët, por pastaj bëhet monoton, shohim Facebook-un, shohim Instagramin, apo rrjetet tjera sociale’ tha Sara, nxënësve e ‘Arseni Jovkov’.
‘Jo vetëm unë por e gjithë klasa, e gjithë shkolla orën mësimore e kalojmë me celular në duar, duke luajtur lojëra, apo duke parë çfarë ka të re në Facebook, tek disa profesor nuk guxojmë disa as nuk na hetojnë’ tha Arbeni nga Gjimnazi ‘Zef Lush Marku’.
‘Po celularin shpesh e përdorim për të bërë fotografi, për të dëgjuar muzikë, të jemi të realët edhe për të kopjuar nëpër teste të ndryshme’ tha Gëzimi nga ‘Cvetan Dimov’.
Profesorët nga ana tjetër thonë se në moment kur hasin se ndonjë nxënës është shpërqendruar nga ora e mësimit dhe iu është përveshur punës në celular, marrin masa disiplinore.
Ndryshe, studimi në fjalë gjithashtu thotë se 95 për qind e nxënësve kanë pranuar se shoqërohen me rrjet internet gjatë orës mësimore, ata gjithashtu fotografohen ose incizojnë video për nevoja të ndryshme qofshin edhe mësimore, dërgojnë e-mail porosi, ndërsa rreth 90 për qind edhe flasin në telefon./Portalb
EDITOR
11 years ago
previous article
Katari ndërton një qendër të re islame në Londër
next article
Në mes të Pollogut do të digjen goma
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago