Deputeti i PDKsë, Arsim Bajrami, ka hiç më pak se katër burime të ndryshme të të ardhurave nga katër punë që i bën njëkohësisht, të cilat gjatë një viti i sigurojnë të hyra prej rreth 51 mijë euro.
Bajrami ka deklaruar të ardhura vjetore prej 20 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 5 mijë euro si pagë sekondare nga Fakulteti Juridik, 15 mijë euro të ardhura nga Kolegji “Fama” dhe 10 mijë e 800 euro honorare nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës(ASHAK).
Keq me paga nuk është as bashkëpartiakja e Bajramit, ish-ministrja e Energjetikës, Justina Shiroka-Pula. Ajo në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se merr 17 mijë e 600 euro nga Kuvendi, rreth 16 mijë e 600 euro pagë sekondare nga Universiteti i Prishtinës dhe 3300 euro nga Kolegji “Globus”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, merr rreth 30 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 12 mijë euro nga ASHAK dhe 5800 euro nga Universiteti i Prishtinës, apo rreth 48 mijë euro në vit.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, merr 20 mijë euro nga Kuvendi, rreth 10 mijë euro nga Universiteti Amerikan në Kosovë dhe rreth 3 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës. Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Haki Demolli, ka deklaruar 1480 euro të ardhura mujore nga Kuvendi, 500 euro pagë sekondare nga Fakulteti Juridik dhe 1000 euro honorare nga Kolegji “Dardania”.
EDITOR
11 years ago
previous article
Në mes të Pollogut do të digjen goma
next article
Dokumentar: Afganistani, çmimi i hakmarrjes (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago