Më shumë se një dekadë më parë SHBA-ja nisi një luftë kundër Afganistanit, por a ishte kjo një betejë e justifikuar?
Më shumë se një dekadë më parë – pa konsultim, pa asnjë debat – Shtetet e Bashkuara nisën luftën kundër Afganistanit. Tërë bota ishte nga ana e saj, si ushtarakisht, edhe moralisht. Sot, trupat e koalicionit janë gradualisht duke u paketuar.
Pas dhjetë viteve të dhunës dhe gjakderdhjes, jetët e mijëra civilëve afgan kanë humbur, dhe më shumë se 3,000 ushtarë amerikan kanë vdekur. SHBA la pas vetes një vend në prag të luftës civile.
“As një afgan i vetëm, as një taleban nuk ka të bëjë asgjë me sulmet e 11 shtatorit. Ata nuk kanë kurrfarë lidhje me këtë akt terrorist, tha Arturo Munoz, një ish-oficer i CIA-s
Retorika zyrtare ka dështuar edhe në terren. Preja që ata e kërkonin, Osama bin Laden, u gjet dhe u vra diku tjetër – në Pakistanin fqinj. Sulmet kundër Al Kaedës dhe talebanëve mund të kenë qenë një kombinim ideologjik i përshtatshëm, i gatuar nga “skifterët” në Uashington; dhe fati i grave të izoluara afgane është përdorur vetëm si një justifikim për të shitur luftën për një publik perëndimor.
Në këtë dokumentar, të gjitha palët në konflikt – anëtarët e shërbimit sekret amerikan, komandantët e forcave të armatosura amerikane, zyrtarët talebanë e afganë, shefa ushtarakë dhe udhëheqësit fisnorë, negociatorët e OKB-së, udhëheqësit pakistanezë dhe të shërbimit të fshehtë, dhe zyrtarët e OJQ – ve japin mendimet e tyre, rreth një lufte që nuk kishte motiv tjetër, përveç se hakmarrje.
Demokracitë perëndimore premtuan një të ardhme më të mirë për Afganistanin. Por ata do të largohen nga vendi në një gjendje të korrupsionit të përhapur dhe zhgënjimit, me mijëra jetë të humbura, dhe me shkallë të lartë të konflikteve ndëretnike. Afganistani, i cili dikur ishte objektiv ideal, sot është bërë një vullkan, tymi i të cilit po kthehet mbrapsht kah ata që e ndezën.