Sanki Yedim, është një xhami në zonën Fatih të Stambollit. Xhamia është ndërtuar nga një besimtar i devotshëm dhe i përkushtuar, i cili quhej Hajrudin Efendi.
Sa herë që dilte në pazar dhe shihte dicka të shijshme, e cila i hapte oreksin, Hajrudin Efendi thoshte:”Sanki yedim – Zëre se e hëngra” pastaj, cmimin e saj, e hidhte në një kuti të posaçme.
Me kalimin e viteve, zbuloi se në kutinë e tij ishte mbledhur një shumë e madhe të hollash, me të cilën arriti të ndërtojë një xhami në lagjen e tij. Meqë banoret e dinin historikun e tij, ia lanë emrin xhamisë “Zëre se e hengra” /ardhmeriaonline/