Futbollisti senegalez, Papiss Cisse, po refuzon të veshë fanellën e re të klubit Newcastle, nëse në të do të reklamohet kompania “Wonga”
Bëhet fjalë për një kompani, e cila ofron kredi të vogla për afate të shkurtra, natyrisht, me interes të madh.
Pasi ligji islam nuk lejon përfitimin përmes interesit (kamatës), edhe dy futbollistët tjerë musliman të Newcastle, Hatem Ben Arfa dhe Cheick Tiote, mund ta refuzojnë këtë fanellë.
Mirror shkruan se Cisse ka protestuar tek udhëheqësit e klubit të cilët tani janë duke u përpjekur të gjejnë një kompromis.
Kohë më parë, futbollisti i Sevilla-s, Frederic Kanoute, kishte refuzuar fanellën, në të cilën reklamohej kompania e basteve 888. Si rezultat Kanoute gjatë ndeshjeve kishte veshur fanellën pa sponsor, ndërsa në stërvitje kishte pranuar ta veshë.
Cisse duket të jetë i palëkundur në vendimin e tij kështu gjatë kampionatit të ri ai pritet të veshë një fanellë pa reklamë të kompanisë “Wonga”, e cila do ta sponsorizojë Newastlin për katër vitet e ardhshme.