Klubi francez, Paris Saint Germain, janë të gatshëm të thyejnë rekodrin e Real Madridit duke ofruar 100 milionë euro për shërbimet e portugjezit Cristiano Ronaldo, njofton e përditshmja ‘Figaro’.

 
Ndërkohë, futbollistit të Real Madridit i është ofruar një rrogë prej 18 milionë eurosh në vit.
Përpos PSG-së, interesim për ish futbollistin e Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit kanë shfaqur edhe Monaco dhe pikërisht ‘Djajtë e Kuq’, që duan ta rikthejnë në Old Trafford.
Pra, presidenti Florentino Perez do ta ketë gjithnjë e më të vështirë që t’u rezistojë ofertave që arrijnë për njërin prej futbollistëve më të mirë në botë.
Vet numri 1 i ‘Los Blancos’ e ka shprehur dëshirën që ta mbajë përfaqësuesin portugez në Santiago Bernabeu deri në fund të karrierës, duke ia ofruar një rrogë, që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë.