Ish-ministri kosovar i transporteve Fatmir Limaj dhe nente ish-anetare te tjere te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, do te qendrojne edhe per dy muaj te tjere ne arrest shtepie. Vendimi eshte marre nga kreu i trupes gjykuese Malkolm Simons. Ish-komandanti i UÇK-së Limaj dhe nente persona te tjere, akuzohen per krime lufte ne zonen e Kleçkes, gjate luftes se vitit 1999 ne Kosove.
Siç ka njoftuar avokati i Limajt, Tome Gashi, arsyetimi per shtyrjen e mases se sigurise bazohet ne mundesine e ndikimit te deshmitareve nga te akuzuarit. Gjykatesi i EULEX-it, Simons, me 7 qershor pati marre vendim per heqjen e mases se arrestit per Limajn e te tjeret ne rastin “Kleçka”. Por pas ankeses se prokurorit, po te EULEX-it, Maurizio Salustro, gjykata e Apelit ne Prishtine ua riktheu atyre masen e arrestit te shtepise. Gjykimi ndaj Limajt dhe te tjereve vazhdon me 3 korrik.
EDITOR
11 years ago
previous article
Parlamenti Turk do ta diskutoj kthimin e Aja Sofise në Xhami
next article
Krahasoni smartfonët me uebfaqen PhoneRocket
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago