U shua zëri kufomës në arkivol
Dhe ajo më nuk kalbej në varr,
Dora e papastërt më spreku askënd
E shigjeta mori drejtimin e saj.
Paraja blente vetëm atë që shitej
Mjerimi u nda copë-copë nga tjerët anembanë,
Gjaku më derdhej aty ku misk era do i vinte,
E nëna s’qante për të vrarët pa faj.
Motivi per penë aq lartë,  tinguj arabesk,
Mjet gjykues që s’preku dora e krijesave,
Nga erdhi kjo dritë, nga ky shpëtim?
Kjo retorikë derisa nuk e besuan.
Të lumet ne për ty, Yaa ResulAllah
Yrnek për mua e ty, Aisha radiallahu anha.
E si mos të dridhem unë përbrenda,
Kur dëgjoj shkruaj për ty, Ya Muhammed,  familjen e shokët e tu?
Në kohën tënde të isha, këtë privilegj se kisha.
Të qëndronim në këndin ku aroma e shpëtimit thëret,
Ulur a në këmbë, aty ku me i miri flet
Kush deshiroi fitore, triumfoi në vend,
Baba, bashkshort, i derguar, udhëheqës, dritë,  mësues…
Përshkrim më i mirë të  vëndohet epitet.
Me te vërtetë, agoi mengjesi shpirtit
Poshtë oxhakut me tym të gërshetuar besimtarë
Shkronja të varfëra për të shkruar për kandilin
Për gjurmët në Tokë në cdo anë.
Alarmante gjendja, alarmante mik
Për pranverën që se shijuam
Tash ngricat na kapluan
A thua përsëri do kemi pak vapë ?
Nga ti pranvera e njerëzimit, Ya ResulAllah
Me mëshirën e Mëshiruesit, Mëshirbërësit
Shpresoj të kaloj kah ti, të të takoj
Një selam ta dërgoj, të lutem Zot këtë naj plotso.
 
Nermine Hamidi
Poezia e zgjedhur në kuadër të Konkursit letrar për poezi që u mbajt në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”
Vendi III