Hugh Miles, analist i specializuar në çështjet e Lindjes së Mesme, argumenton se ndonëse Egjipti është duke përjetuar një gjendje të paqëndrueshmërisë, revolucioni do të vazhdojë, dhe po vazhdon të shpaloset. Ai tha se ka ende mundësi për ta mposhtur grusht shtetin ushtarak dhe për ta rikthyer jetën normale në Egjipt.
Miles mendon se Vëllazëria Myslimane ka të ngjarë të kthehet në pushtet, pavarësisht masave të ashpra nga ana e shtetit dhe ushtrisë, dhe mbi të gjitha pavarësisht përpjekjeve të Sisit, i cili haptazi ka vrarë dhe burgosur anëtarët e Vëllazërisë muslimane. Miles gjithashtu vuri në dukje se Vëllazëria Myslimane ka mbështetje të gjerë në mesin e popullit egjiptian, duke fituar zgjedhjet pas revolucionit të 25 Janarit, dhe duke qenë kështu, Vellazeria paraqet një sfidë të konsiderueshme për shtetin. Prandaj, është e pashmangshme që grusht shteti do të rrëzohet dhe do të dalin para gjykatës përgjegjësit për krimet e tyre.
Sipas Miles, ka një mundësi të dytë për deshtimin e grusht shtetit që ka zaptuar shtetin. Gjakderdhja që pasoi rrëzimin e presidentit Muhamed Mursi mund të ndryshojë besnikërinë e usharakëve ndaj komanantëve, ashtu si gjatë revolucionit iranian, kur njerëzit mendonin se ushtria ishte besnike ndaj Shahut. /mesazhi /