„Dhe mos thoni gënjeshtra me gjuhët tuaja: „Kjo është e lejuar, ndërsa kjo është e ndaluar“, që të mos shpifni gënjeshtra për All-llahun. Ata që shpifin gënjeshtra për All-llahun- për ta nuk ka shpëtim.“ (En-Nahl,116.)
Falëndrimi i qoftë All-llahut të Lartësuar, i cili çdo gjë krijon dhe zgjedh me skatësi, i cili është i lartësuar nga çdo gjë që ia përshkruajnë injorantët, i cili porositë e Tij ua besoi njërëzve më të zgjedhur dhe secilin prej tyre e urdhëroi të gjykojë sipas dijës me drejtësi. Salavatët dhe selamet më të plota qofshin mbi Pejgamberin e All-llahut (s), i cili ka thënë: “…vërtet dijetarët janë tashëgimtarë të pejgamberëve”, mbi familjen e tij të nderuar, të gjithë as’habët pa përjashtim dhe mbi të gjithë ata të cilët ecin me dritën e diturisë dhe i largohen territ të paditurisë deri në përendimin  e fundit të Diellit.
Mendimi juridik i sheriatit (fetva-ja) është paraqitur në ankand publik, e shumë njerëz të cilët kanë krejt pak dije të sheriatit, pa menduar dhe hezituar fare, japin fetva,  të cilat kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme të interesit të përgjithshëm . Në një  transmetim thuhet: „Ai i cili midis jush është më i guximshmi për dhënien e fetvave, është më i guximshmi edhe për ta duruar zjarrin“. Përveç kësaj, ka edhe prej atyre të cilët pas vete kanë pesë-gjashtë nxënës dhe veten e konsiderojnë „grupi  i ndihmuar dhe i shpëtuar“, ndërsa të gjithë tjerët janë në lajthitje (të humbur) ose janë renegatë, shpifës dhe mëkatar. Për ta krerët e shtetit janë  pa-besimtarë,  shkrimtarët të pafe (heretikë), poetet  imoralë, dijetarët të  regjimit, daitë mashtrues, nëpunësit zullumqarë, tregtarët gënjeshtarë…
Kështu ka vepruar harixhiu modern kur mikut të vet i ka thënë:“Askush përveç meje dhe teje nuk do të hyjë në Xhennet!“ – Subhanallah! Në Xhennetin gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe Toka, do të hyjnë vetëm dy veta!? Unë po ta lë ty atë! Ky nuk është ai Xhenneti, të cilin All-llahu Lartësuar ua ka premtuar robërve të Tij – me habi iu përgjigj miku.
Fetvaja është gjykim (mendim) me të cilin myftiu paraqitet në emër të All-llahut, mjerë për ata të cilët gabojnë kur paraqiten në emër të Atij që është Një dhe të Cilit çdo gjë i nënshtrohet.
Secili njeri ka aq shumë lëshime dhe mëkate në jetë sa që ato mund ta shtyjnë në detin e pendimit, e çfarë do të ndodh me ata që i marrin edhe gjynahet dhe gabimet e njerëzve tjerë?!
Rreziku i të folurit mbi fenë e All-llahut të Lartësuar pa dije
All-llahu (xh. sh.) në Kur’an thotë:
“Ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t’i shohësh në ditën e Gjykimit me fytyra të nxira. “ (Ez-Zumer, 60) Shejh Abdul-Kerim el-Hudajr, thotë: “Më të meritaurit që i atakon ky ajet kur’anor janë ata të cilët japin përgjigje mbi çështjet e sheriatit dhe flasin për All-llahun pa dije.” [1] All-llahu (xh. sh.) thotë (El-Isra, 36).  Shejh Abdurr-Rrahman es-Sa’di, rahimehullah, në tefsirin e tij (2/920) thotë: “D.th. mos paso atë për të cilën nuk ke dije (njohuri), por vërtetojë dhe verifikojë mirë atë që e flet dhe e punon.” All-llahu i Lartësuar përsëri thotë: (El-Bekare, 168-169); (el-E’raf, 28).
 

Përmbajta e ulemasë së gjeneratave të  para të muslimanëve nga dhënia e fetvave

Gjeneratat e para të ulemasë i dënonin ashpër ata, të cilët pa aftësim paraprak shkencor dhe përgatitje të duhur nxitonin në dhënien e fetvave. Një veprim të tillë e konsideronin një dëm të pariparueshëm për islamin dhe një e keqe e madhe që duhet çrrënjosur. Imam Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet etyre të haditheve shënojnë hadithin të cilin e transmeton Abdullah ibn Amri (r.a.) nga Pejgamberi (s):
Me të vëret All-lalhu nuk do ta tërheq diturinë duke e shkulur nga zemrat e njerëzve, por do ta tërheqë diturinë duke e bërë të vdesin dijetarët (ulemaja). E kur të mos mbetet asnjë alim,  njerëzit do t’i marrin injorantët (xhahilat) për përfaqësues të tyre, të cilëve do t’ju shtrohen pyetje e ata do të japin fetva pa dituri dhë kështu edhe veten do ta humbin edhe të tjerët do t’i çojnë në lajthitje.”
Imam Ahmedi dhe Ibni Maxhe shënojnë hadithin nga Pejgamberi (s): “Kujt i jepet një fetva që nuk është e bazuar në dije, mëkatin do ta mbartë ai që e ka dhënë fetvanë.”  Për këtë arsye ulemaja kanë kosntatuar që ai i cili jep fetva, e nuk është kompetentë për të, është mëkatar i madh. Ndërsa, ai që muftinë  e tillë e përkrah dhe është përgjegjës për vëndosjen e tij, po ashtu është mëkatar i madh. Ibnul-Kajimi e transmeton nga Ebil-Ferdi ibnul-Xhevziu, i cili ka thënë: “Autoritetët janë të obliguar të ndalojnë punën e muftiut të tillë, sikurse kanë bërë sundimtarët nga familja e Umejjëve.” Ebul-Ferdi vazhdon e thotë: “Muftitë e tillë janë sikur ata  që të huajvë dhe udhëtarëve u tregojnë rrugën, por vetë nuk e njohin, ose sikur ata që nuk e njohin mjekësinë, por i mjekojnë njerëzit. Ata janë shumë më të këqij përball atyre me të cilët i kam krahasuar… Shejhul-islami Ibni Tejmije kishte qëndrim shumë të ashpër ndaj të tillëve dhe i gjykonte ashpër një raport të tillë të paprëgjegjshëm ndaj institucionit të fetvasë. Kur njëherë dikush e pyeti: “A ke zgjedhur një vullnetar për fetva?”, u përgjigj: “Vullnetar mund të jetë një gjellbërës dhe një furrtarë, por muftija nuk mund të jetë vullnetar!”
Ebu Bker es-Siddik (r.a.) ka thënë: “Cili qiell do të më mbulojë dhe cila tokë do të më fshehë nëse them diçka pa dije për librin e All-llahut!?[2]
Abdullah ibni Mes’udi (r.a.) ka thënë: “Me të vërtetë është i marrë (budalla) ai që përgjigjet në çdo pyetje që i parashtrohet.”[3]
Hudhejfe (r.a.) ka thënë: “Fetva japin vetëm tre llojë njerëzish: ai që i njeh ajetet deroguese dhe te deroguara, sundimtari i cili nuk ka rrugëdalje dhe i marri me ngarkesa.” Pasi e përcolli këtë transmetim, Ibni Sirrini (rahimehullah) tha: “Sa për mua, unë nuk jam asnjëri nga dy të parët, e nuk do të doja të isha as i treti.”[4] Ibn Hazëm el-Endelusi (All-llahu e mëshirofët) ka thënë: “Nuk ka dëm më të madh për diturinë dhe bartësitë  e saj se ata të cilët janë futur në mes tyre, e nuk u takojnë atyre. Ata janë injorantë, e mendojnë se dinë diçka dhe bëjnë rrëmujë (përçarje) e mednojnë se e përmirësojnë gjendjen.”[5]
Ibn Abdul Berr transmeton që Imam Maliku hyri te shejhu i tij Rabiatu Re’j dhe e gjeti duke qarë. Ai e pyeti: Përse po qanë? A të ka ndodh ndonjë ftkeqësi? Ai tha: Jo, veç se janë pyetur për fetva ata që nuk kanë njohuri, prandaj në islam ndodhën gjëra të mëdha. Disa që japin fetva tash e parë janë më të merituar se hajdutet të burgosën.[6]
Paraardhësit tonë të mirë, ulematë, kanë pasur frikë kur duhej të jepnin ndonjë fetva dhe mendonin gjatë dhe me themel para se të sillnin ndonjë fetva, e nganjëherë tërhiqeshin dhe refuzonin të përgjigjen në pyetjen e shtruar, dhe e respektonin atë i cili për ato gjëra për të cilat nuk kishte njohuri thoshte: “Nuk e di”. I gjykonin dhe i sulmonin ashpër ata që merrnin guximin t’i qasen kësaj pune duke mos i kushtuar vëmendje pasojave të neglizhencës  së tyre. Këtë ata e bënin për të treguar rëndësinë dhe seriozitetin e saj duke i ndjerë nga larg pasojat  e saj. Të parët të cilët patën një qëndrim të tillë ndaj institucionit të fetvës ishin as’habët. Shumë prej tyre nuk  kishin guxim t’i përgjigjeshin mes’eleve përderisa nuk konsultoheshin me ndonjë koleg të tyre dhe të kërkonin mendimin e tyre, edhe pse atyre u ishte dhuruar largëpamësia, pastërtia shpirtërore, korrektësia dhe ndihma e All-llahut. Ata e merrnin për shembull Pejgamberin (s), i cili kur pyetej ndonjëherë nuk përgjigjej para se atë pyetje t’ia shtronte Xhibrilit, i cili pastaj ia përcillte zgjidhjet nga Zoti i qiejve. Kështu vepruan edhe katër halifet e drejtë, edhe pse All-llahu ua kishte hapur atyre thesarët e diturisë. Kur shtroheshin para tyre çështje dhe raste që kërkonin  për to të sillet qëndrimi dhe zgjidhja e sheriatit, ata i mbildhnin as’habët e shquar duke kërkuar prej tyre këshilla dhe duke i konsultuar mendimet e tyre. Këtu ne mund të shohim metodën e sjelljës (dhënies) së përbashkët (me xhemat) të fetvasë  mbi bazat e së cilës është zhvilluar ixhmai në periudhën e parë. Disa as’habë  refuzoinin të jëpnin fetva duke ua lënë atë të tjerëve ose përgjigjeshin me fjalët: “Nuk e di”.  Utbe ibn Muslim thotë: “Unë kam qenë në shoqërinë e Ibni Omerit gati tre vjet, kur i bëheshin pyetje, ai shpesh përgjigjej me fjalët “Nuk e di”. Ibn ebi Lejla ka thënë: “Jam takuar me 120 as’habë ensarijë, kur ndonjëri prej tyre pyetej për ndonjë problem e dërgonte  të interesuarin te ndonjë as’hab tjetër, e ky e dërgonte te i treti dhe kështu me radhë dirisa pyetja nuk e kalonte rrethin dhe  kthehj përsëri tek i pari, tek ai të cilit i ishte shtruar në fillim. Po ashtu, të gjithë atat i jepnin përparësi vëllait të vet në fe kur pyeteshin për diçka ose kur kërkohej prej tyre të transmetohej ndonjë hadith i Pejgfamberit (s). Ata ibn Es-Saib (r.a.) thotë: “Kam takuar njerëz, të cilët dridhëshin sikur ti kishte goditur rrufeja kur u bëhej ndonjë pyetje për diçka.”  Abdullah ibni Mes’udi (r.a.) thotë: “Pasha All-llahun, ai që u jep fetva njerëzve për çdo gjë që e pyesin, me të vërtetë, ka humur mendjen e tij.” Omer ibnul Hatabi (r.a.) ka thënë: “Ai që është më trimi dhe më i guximshmi prej jush kur është fjala për dhënien e fetvasë, ai është më i guxmishmi që të kap zjarrin e xhehennemit!”
Nëse e shikojmë çfarë qëndrimi kanë pasur ndaj fetvasë tabiinet (gjenerata e dytë e muslimanëve që erdhen pas as’habëve), do të shohim që lideri i tyre, juristi më i mirë dhe më i pjekuri Se’id ibnul-Musejjib nuk kishte zakon të jipte fetva, por shpesh thoshte: “O All-llah, Ti me ruaj mua, por edhe të tjerët prej meje.” El-Kasim ibn Muhammed (njëri nga shtatë juristët e njohur të Sheriatit në Medine) iu bë një pyetje  lidhur me një çështje, e ai u përgjigj: “Nuk marr vesh shumë në të”, e bashkëbiseduesi i tha: “Kam ardhur te ti, sepse nuk di njeri tjeter përveç teje që do të mund të më përgjigjej.” El-Kasimi atëherë i tha: “Mos e shiko gjatësinë e mjekrrës time dhe kallaballëkun e njerëzve rreth meje! Për All-llah, nuk e njoh mirë atë që më pyete.” Një plak me nam nga Kurejshitët i cili ishte i ulur pranë Kasimit duke e degjuar këtë tha: “O axha im, përgjigju atij!” Pasha All-llahun, më shumë do të doja ta ma presin gjuhën se sa ta them atë që nuk e di!” Prej Sha’biut është kërkuar që të përgjigjet në pyetjen e shtruar e ai u përgjigj “nuk e di”. I thanë: “A nuk të vjen turp të thuash “nuk e di”,  po ti je jurist i njohur dhe me fam në Irak?”  Sh’abiu ua ktheu me këto fjalë: “Por melaqet nuk u turpëruan kur thanë: Subhaneke la ilme lena il-la ma al-lemtena…  (El-bekare, 32)
Imamët e njohur:
Ebu Hanife:
Hatib el-Bagdadi transmeton, duke cituar zinxhirin e tij të transmetuesëve, i cili arrin deri te Ebu Jusufi i cili thotë: “E kam dëgjuar Ebu Hanifën të thotë: “Kam frikë prej All-llahut para të cilit  do të prgjigjem nëse zhudket dituria (mendon në njohjen e dispozitave të All-llahut xh. sh.). Po të mos ishte kjo, askujt nuk do t’i jepja fetva që ajo të bëjë atë të lumtur, e për mu të jetë barrë të cilën nuk do të mund ta mbaj në ditën e Gjykimit.”
Shafiu
U pyet Imam Shafiu për një çështje dhe heshti. I thanë – A nuk po përgjigjesh?! Tha – (Jo) Derisa ta di (ta pyes zemrën time) nëse është më mirë të përgjigjem apo të hesht.”
Malik ibn Enes:
Ai e kishte zakon të thoshte: “Kujt i shtrohet ndonjë pyetje, para se të përgjigjet në atë pyetje duhet ta kujtojë xhennetin dhe xhehennemin dhe të pyes se çfarë do të jetë fundi i tij në ahiret, e pastaj mund të përgjigjet në pyetjen e shtruar.”
Ibnul-Kasim thotë: “E kam dëgjuar Malikun duke thënë: “Me të vërtetë mendoj për zgjidhjen e një problemi dhe përgjigjën e drejtë në të më shumë se dhjetë vjet e edhe sot e kësaj dite akoma nuk e kam formuluar qëndrimin tim lidhur me atë pyetje.”
Ahmed ibn Hanbel:       
Ebu Davud në njërast tha: “E kam dëgjuar Ahmed ibn Hanbelin, pasi i ishte bërë një pyetj, si ishte përgjigjur: “Mos më bën pyetje, të cilat janë rezultat i situatave të sapo krijuara!”
Si mundemi të ardhmën e pasardhësve tanë dhe fatin e Ummetit tona ta lëmë në duartë e njerëzve, të cilët japin fetva në ato çështje në të cilat janë stepur të mëdhenjtë midis dijetarëve. Po sikur ato pyetje të ishin shtruar Omer b. El-Hatabit ai do t’i tubonte të gjithë pjesmarrësit në luftën e bedrit që të konsultohej me ta.
 
Referencat:

  1. www.muftiluk-tr.com.ba/fetve.html
  2. www.minber.ba
  3. www.el-asr.com/
  4. www.znaci.com
  5. www.semerkand.ba
  6. www.udhaebesimtareve.com/


[1]  (shiko: “Sheru durusul-muhimme li ammetil-umme”, fq. 94.).
[2] (shih. Xhami’u bejanil-ilmi ve fadlih” 2/41 nga Ibnu Abdil-Berri)
[3] (shih. I njëjti burim: 2/48)
[4] (shih: “Xhami’u bejanil-ilmi ve fadlih” nga Ibn Abdil –Berri).
[5] (shih: “Ahlak ve sijer” , fq. 67 nga Ibni Hazmi).
[6] (Edebu mufti vel mustefti od En Nevevija fq. 85.)