Ka kohë që një aleancë e fundamentalistëve laik dhe fanatikëve fetar të ushqyer nga jashtë apo nga brenda angazhohen zellshëm në çfarëdo forme që gjithçka e natyrës Islame të skandalizohet dhe të paraqitet në kontekst negativ.
Këto përpjekje që kanë gjetur përkrahje në politikë dhe medie i bien në qafë cilido intelektual dhe cilësdo ide që e thekson ndonjë nga mirësitë e fesë Islame, e aq me tepër kontributit të saj drejt kauzës kombëtare.
Zëra si këto që nisen nga stimulime jo shkencore si fanatizmi fetar, urrejtja patologjike apo misionarizmi i mirë paguar është alogjike dhe vet fundamentalizëm në vete që të kenë hapësirë në medie dhe ambiente publike kundrejt të dhënave shkencore.
Si rast konkret mund ta marrim theksimin e një fakti historik nga analisti ndër më të mëdhenj dhe më të guximshmit të çështjes shqiptare , atë të Kim Mehemtit i cili në promovimin e librit të tij Shkupi tha: “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”.
Për ballë këtij fakti që vite para tij e pati thënë edhe themeluesi i publicistikës në gjuhën shqipe Faik Konica ku pati thënë: “Po të mos ishte Feja Islame, kombi Shqiptarë do të ishte shumë më i madh, po nuk do te ishte më Shqipëtar. “ qëndrojnë çirret e fundamentalistëve antiislamit që shkumojnë nga inat i theksimit të këtij fakti .
Por këtë fakt e kanë theksuar edhe të tjerë si ish diplomati, politikani dhe analisti Abdi Baleta që thotë se: “Islami është faktor vendimtar për shpëtimin e kombit shqiptar “
Analisti Dr.Milazim Krasniqi kur fletë për rolin e fesë në kauzën kombëtare thekson se: “Pranimi i Islamit nga shqiptaret, qe pa dyshim është shenje e mëshirës se Krijuesit ndaj këtij populli, e ndërpreu procesin tragjik te shfarosjes e te asimilimit dhe solli ndriçimin e ri moral dhe shpirtëror, solli një hov te ri ne zhvillimin e tij demografik e kulturor.“
Ndërkohë që akademik Muhamed Pirraku kur fletë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ndër të tjera thotë: ‘’Duhet të theksohet fakti se nga truri politik e ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të përkatësisë fetare Islame, dolën të thuash të gjitha iniciativat dhe veprimet për ruajtjen e unitetit politik kombëtar shqiptar të elementeve me përkatësi islame, ortodokse e katolike .”
Dhe jo vetëm të lartpërmendurit por edhe shumë njohës të tjerë të kauzës kombëtare shqiptare e njohin dhe vlerësojnë rolin jetik të fesë islame në ekzistencën e kombit shqiptare dhe impaktin që Islami ka ushtruar në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar , kur ky i fundit qe vënë në rrezik të asimilimit.
Por sigurt që fundamentalistët antiislamit siç i kanë rënë në qaf Kim Mehmetit tani që dikur mbase mund ta kanë lavdëruar, mbase do kontestojnë edhe personalitet e lartpërmendura më lartë thjesht pse logjika që udhëheq ata është që gjithçka që është jashtë vijave ideologjike të tyre dhe që mund të rrëzoj mashtrimin e ngritur me vite, apo që mund të jap shkëndija drite të tillat duhet të shuhen në çfarëdo forme.
Sa mirë që këtë herë u ka ngecur sharra në gozhdë se një si Kim Mehmeti që kaq qartë artikulon mendimin shqiptar në mes të Shkupit të rrethuar nga sllavomaqedon, sigurt që s’do i bëhet vonë për fundamentalistët e konsumuar dhe të riprodhuar që një dekadë në Kosovë të njëjtat insinuata e akuzash banale.
EDITOR
12 years ago
previous article
Xhamia e Mirahorit drejt rrënimit, e restaurojnë turqit
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago