Në Qendrën për Studime Islame dhe Civilizim pranë Universitetit Chares Sturt në Australi (CISAC) ka diplomuar grupi i parë për studime islame në master. Të diplomuarit, mosha e të cilëve është 25-83 vjeç, kanë prejardhje të ndryshme etnike. 83-vjeçari Sheikh Sayed Kandil, studenti më i vjetër, ka shprehur gëzimin e ti, për Muslim Village.
“Unë kam pas nderin që gjatë gjithë këtyre studimeve të jem studenti më i ri, Zoti ju shpërbleftë të gjithëve,” tha ai me shaka.
Rektori i Universitetit, Lawrence Willet, ka përgëzuar grupin duke thënë: “Ju tani me ngritjen tuaj arsimore jeni në pozitë më të mirë për të kontribuar që Australia të bëhet vend më i mirë.”
Drejtori i CISAC, Prof.Mehmet Ozlap vlerësoi të diplomuarit, duke thënë: “ Kjo është arritje e madhe, jo vetëm për ju, por për të gjithë ekipin CISAC.”
CISAC ka ofruar arsimim të licensuar islam në bashkëpunim me Akademinë e Hulumtimeve dhe Shkencave Islame(ISRA) pasi të dy institutet nënshkruan me marrëveshje me Universitetin Charles Sturt në vitin 2009. Ata janë aktualisht të vetmit në vend që programet e tyre janë të licensuara për studime islame. Bashkë me studimet islame CISAC dhe ISRA gjithashtu ofrojnë kurse për mësim të gjuhës arabe.
Muslimanët përbëjn 1.7 për qind të popullsisë prej 20 milion banorëve. Islami është feja e dytë më e madhe në vend pas krishterimit./mesazhi/