Në librin me kujtime “Rregullat e heshtjes”, ish-presidenti malazez, Momir Bulatovic ka pranuar që ka pasur një marrëveshje verbale mes tij dhe Berishës për thyerjen e embargos së naftës. Skandali që pasoi botimin e kësaj dëshmie zgjati pak. Vetë Berisha në 30 nëntor 2006, i pyetur drejtpërdrejt për pohimet e Bulatoviç, bëri një nga ato akrobacitë e veta, duke e pranuar në fakt skandalin, shoqëruar me frazën e çuditshme “në total OKB që mbikëqyrte embargon arriti në përfundimin se vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria…” (!).
Kjo çështje është riprekur nga shtypi i këtyre ditëve dhe një lexues i ResPublica nga Prishtina na ka dërguar një link të një videoje ku duket pikërisht Bulatoviç dhe një gazetar që e interviston. Ju lutëm të na përkthente një pjesë dhe na dërgoi tekstin e mëposhtëm, të cilin po e botojmë në formën që na është dërguar (vini re qëndrimin e gazetarit ndaj pohimeve të Bullatoviç):
“Ja dialogu. Shiko minuta e 8.26 në video. Momir Bulatoviç e përmend thyerjen e embargos me Sali Berishën:
Momir Bulatoviç: Unë shkoj në Shqipëri dhe e lus Berishën t’i mbyllë sytë, të shkelë sanksionet ndërkombëtare, të përfitojnë njerëzit para. Dhe e bëmë sistemin, në të cilin të gjitha kanë funksionuar ashtu. Por shteti ka pasur përfitime/të ardhura të mëdha nga kjo. Dhe këto përfitime/të ardhura janë evidentuar. Unë i kam në arkivën time- dokumentacionin tim… Pra shteti ka pasur përfitime/të ardhura të mëdha…
Gazetari: Po ju a po kuptoni çfarë po flisni? Kjo është sikur t’i thoni një njeriu: S’ka problem, konsumo heroinë disa vite dhe pastaj pa problem do të shkëputesh nga përdorimi… A e ndien ti veten përgjegjës? E me siguri që e ndjeni veten përgjegjës kur thoni se keni kontrabanduar dhe këtë e keni ngritur në nivel të punës shtetërore?! A e ndjeni veten përgjegjës për vendosjen e një situate joligjore, për krijimin e atij kapitali të pistë fillestar, i cili edhe sot po e mban rob Malin e Zi? Ky kapital i pistë, dhe shumica e thonë, i ka bërë të pakuptueshme vlerat e sistemit shoqëror malazez…”
http://respublica.al/artikuj/2013/02/27/videoja-bullatovic-flet-per-berishen-dhe-embargon-gazetari-malazez-a-e-kupton-cpo