Një shofer i moshuar rikshi nga Indija ka kursyer para me dekada, të fituara me mund e ndershmëri, ashtu që të mund ta vizitojë vendin e ëndrrave të tij, Mekken e bekuar, për ta kryer edhe obligimin e pestë islam, Haxhin.
Ta kryej haxhin, ishte dëshira e tij jetësore e Jahangir Khan Abbasiut, shoferi 62 vjeçar nga qyteti indian i Agresë.
Për këtë qëllim ai ka kursyer tërë jetën paratë e fituara me shume vështirësi, ashtu që këtë vitë të mund ta realizojë ëndrrën e tij.
Më 22 gusht, të shtunën, ai është nisur për në Arabinë Saudite, së bashku me gruan e tij, Zeenat Begum.
Jahangir, për ta kryer haxhin, për së pari herë ishte lajmëruar vitin e kaluar, por që nuk ishte pranuar.
Reportazhin për të e kishte realizuar portali “Muslim Issues”, duke na kujtuar neve se asnjë ëndërr nuk është aq e madhe sa që nuk do të mund të realizohej, dhe se me durim dhe këmbëngulje tejkalohen të gjitha pengesat dhe vështirësitë.
(Islampress)
Burri që kurseu tërë jetën për ta kryer haxhin
previous article
A do të notonit në këtë pishinë?
next article




