Specialistët na këshillojnë të mos marrim syze dielli, të cilat nuk kanë një filtër ultravioletë.
Syzet e marra pa i kushtuar shumë vëmendje mund t’ju shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.
Pak nga pak dielli ka filluar ta tregojë veten. Personat e shqetësuar nga rrezet e diellit e gjejnë veten tek syzet.
Sigurisht që një pjesë e jona shohim dhe anën ekonomike, një pjesë tjetër i kushton rëndësi pamjes së jashtme dhe paraqitjes.
Çfarë duhet pasur kujdes gjatë zgjedhjes së syzeve?
Nëse dëshironi të blini një palë syze dielli sigurohuni që syzet të përmbajnë një filtër ultraviolet. Nëse nuk ka një filtër të tillë atëherë syzet e zeza do ta dëmtojmë shumë syrin. Kjo sepse bebet e syrit zmadhohen më shumë tek syzet me ngjyrë të errët dhe rrezet ultraviolet hynë më shumë në sy.
Duhen zgjedhur syze të cilat mbulojnë plotësisht sytë dhe na mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit.
Blerja e syzeve të lira të diellit shkakton probleme shumë të rënda shëndetësore. /Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Kartelat kreditore: Goditja më e madhe ndaj xhepit të qytetarëve!
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago