Tariq Ramadan
Më 9 maj një mbledhje e nivelit të lartë u mbajt në Firence, për të vëzhguar imtësisht “Shtetin e Bashkimit Evropian”. Ministra qeverish, komisionarë dhe figura të shquara politike morën pjesë në një sërë diskutimesh të hapura. Dy ditë para mbledhjes dy ministra të kabinetit francez u tërhoqën për shkak se do të isha unë i pranishëm. Në asnjë rrethanë ata nuk mund të fitojnë legjitimitet në lidhje me pikëpamjet e mia të rrezikshme dhe “reaksionare”. Shumë prej atyre që ishin të pranishëm u habitën: pse Franca ishte kaq e prirur për të më demonizuar mua? A kanë frikë ata nga ti?” më pyeti një ish anëtar i kabinetit Italian. “ Ti duhet të jesh me të vërtetë i fuqishëm derisa je në gjendje të frikësosh dy veta në të njëjtën kohë”, – bënte shaka një politikan britanik. Të jesh bërë “djalli i preferuar” për klasën politike franceze, si dhe të citohesh nga e përditshmja Pariziene ‘Le Monde’ si një “mysliman i rrezikshëm pseudo intelektual” ngrenë gjithashtu çështje që shkojnë përtej personit tim dhe politikanëve francezë të trazuar seriozisht, apo intelektualëve dhe gazetarëve. Jam bërë i barasvlershëm në peizazhin intelektual të Francës, si minarja në peizazhin urban zviceran.
Ajo që me të vërtetë e shqetëson elitën politike franceze, është prania dhe dukshmëria e rigjetur e myslimanëve, një provë pozitive kjo që tregon se në të vërtetë myslimanët francezë e kanë bërë vendin si shtëpinë e tyre dhe kanë lëshuar rrënjë të thella. Mbi dhe përtej personit tim, kjo është e vërteta që dy ministrat francezë dhe shumica dërrmuese e klasës politike të Francës përpiqen të largohen. Si politikanë ata janë gjithnjë e më të pavetëdijshëm për drejtimin drejt së cilës po evoluon shoqëria, ndaj ata e gjejnë shumë më të vështirë për të kuptuar pasiguritë, shpresat dhe ëndrrat e bashkëqytetarëve të tyre. Franca ka ndryshuar dhe nuk do të ndalë së ndryshuari vetveten, duke u bërë më e pasur dhe më e koklavitur me kalimin e çdo viti, ashtu sikurse del plotësisht në pah pluralizmi shoqëror, kulturor dhe fetar, të cilët janë tashmë shenjat dalluese të saj si dhe të identiteteve të shumta të qytetarëve që ajo mëshiron. Të flasësh ndaj popullit, në emër të popullit dhe për popullin në vazhdën e një vizite të rastit në brendësinë e qytetit apo në periferinë e rrethinës urbane (edhe për dikë që është apo ishte kryetar i bashkisë), nuk do të thotë të dish se kush banon aty, apo të kuptosh inteligjencën e tyre dhe të simpatizohesh me to. E kur, në një shoqëri demokratike, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit nuk njohin më – thellësisht dhe afërsisht – ato të cilët i kanë zgjedhur ata, mbështetja për populizmin – apo temat populiste – vijnë si të pabefta. Të paaftë për ti bërë thirrje inteligjencës me bindje politike, ata janë reduktuar për të mobilizuar masat në nivelin e brendshëm duke tërhequr frikën apo iluzionin përhapës. Sekularizmi “la laicite” nuk është më një parim përfshirës për të cilin të gjithë duhet të jenë të aftë për të jetuar së bashku në barazinë dhe lirinë e ndërgjegjes. Në vend të kësaj, ajo është bërë një flamur, një slogan, një formë e përkatësisë me qëllim për të justifikuar një politikë të diskriminimit dhe ndasisë duke e bërë “tjetrin”, “Myslimanin”, “qytetarin e huaj” si fokusin e të gjitha fobive të legjitimuara. Të njëjtët përfaqësues flasin për unitetin ë Republikës të cilën ato nuk e njohin më. Sekularizmi është shndërruar në një seri çështjesh të diskutueshme krejtësisht të zbrazura nga çdo thelb dhe që flasin për frikat më të errëta të njerëzve  të cilët kanë filluar të kenë dyshime. Ata thonë se ne duhet të mbrojmë vetet tona teksa mbrojnë lirinë “e tyre”. Sepse në analizën përfundimtare liria “e tyre” është burgimi “ynë” dhe prania “e tyre”  e dukshme është zhdukja “jonë” e sigurt. Është mendimi i tyre i dyfishtë dhe i rrezikshëm, populist dhe mashtrues.
Populizmi dhe maska e tyre e hipokrizisë janë një zbrazëti e pajtuar ideologjike, një mungesë e mendimit dhe vizionit politik, të aftë për të bindur qytetarët. Tematikat e tjera të mbi-thjeshtëzuara të populizmit dhe partive ekstremiste të krahut të djathtë janë bërë normë, falë neglizhimit të burrave dhe grave që nuk e kanë konceptin se si duhet të përdoret pushteti, por janë të pasionuar për të mbajtur pushtetin. Populli i Francës, ashtu si dhe shumë të tjerë anembanë botës e dinë atë, ndaj dhe e kanë humbur besimin tek përfaqësuesit e tyre. Në kërkim të diçkaje më të mirë, qytetarët ua besojnë fatin e tyre, atyre që flasin më një gjuhë të qartë dhe të thjeshtë, atyre që “flasin ashtu siç janë gjërat” po përfundojnë duke u mbështetur tek konceptet më të ndyra dhe më të rrezikshme politike, raciste dhe ksenofobe. Teksa kriza përhapet dhe njerëzit humbin besimin, mbi-thjeshtëzimi i problemeve do të përdoret për të ndikuar në emocionet popullore dhe jo tek mençuria dhe dinjiteti i zgjidhjeve.
Ajo që mbetet është që të identifikojmë problemet tona të vërteta dhe të ndalojmë zvarritjen në kohë. Francezët po vuajnë nga një krizë e rrënjosur thellë identiteti: shumica e intelektualëve flasin për Iluminizmin e kaluar të Francës ashtu sikurse propagandojnë pikëpamjet e mjegullta rreth asaj se çfarë është Franca dhe se çfarë duhet të mbetet. Shumë ndjellin horizontet e gjera të mendimit nga një mendje-mbyllësi, e përpiktë, e ngushtë dhe gjithnjë e në rritje si një pozitë e favorshme e Francës. Nostalgjia franceze feston të kaluarën e saj ashtu si edhe verbon veten e saj për realitetin e saj aktual: duket qartë se, në sytë e politikanëve dhe intelektualëve të saj, ajo preferohet të mbetet ashtu siç tashmë ka pushuar së qeni! Disa do të pëlqenin ta shihnin Francën si qendrën e Evropës, si zemrën, si referimin parimor ashtu si edhe shpirtin e saj, për shkak të historisë së saj dhe trashëgimisë intelektuale e kulturore. Ndërkohë, Franca në vetvete nuk ka asnjë ide se çfarë e përcakton thelbin e saj, shpirtin e saj dhe veçantinë e saj, pra nuk e ka idenë se çfarë e bën atë të jashtëzakonshme.
Pyetja themelore si: thellimi i krizës ekonomike, papunësia, sistemi arsimor me tre nivele, padrejtësia dhe margjinalizimi social: mbeten pa përgjigje. Po çafrë politikash të reja dhe guximtare janë në dispozicion sot? Kush është ndryshimi mes socialistëve dhe partive të krahut të djathtë? Përveç fjalëve dhe spektaklit që i shoqëron ato, duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Mungesa e politikave arsimore, sociale dhe urbane, retorika e shkujdesur ndaj emigracionit (të cilën çdokush e di se vendit i duhet përfundimisht), mbikëqyrja e vazhdueshme, fluturimet çarter për të përzënë emigrantët ilegalë, keqtrajtimi dhe stigmatizimi i jevgjve (romëve), rreziku në rritje i Islamit (përgjatë sistemit të aleancave me vende si Maroku, Algjeria, Arabia Saudite dhe Katari): asgjë nuk ka ndryshuar dhe është e pamundur të rrëfesh kundërshtitë e mëparshme veçmas. Në të vërtetë ajo çka del më së shumti janë ngjashmëritë e tyre: dashuria për pushtetin për hir të tij, si dhe mungesa e dukshme e guximit politik.
Kjo është arsyeja pse ministrat u larguan nga Firencja. Ata thjesht nuk janë të pajisur për t’u përballur me pyetjet reale me guxim dhe me mendje të hapur. Islami është bërë një nga alibitë e preferuara të klasës politike franceze, saktësisht një lloj strategjik i diçkaje që të heq vëmendjen, dhe që të paaftët dhe tejet të ndjeshmit mbështeten për të justifikuar mungesën e vizionit dhe drejtimit politik të tyre, dhe më shpesh se kurrë për të maskuar skamjen e tyre intelektuale. Sa e lehtë është për të shkarkuar fjalime që paraqiten si “fjalim- i dyfishtë” dhe që përballen deri në verbërinë e tyre, ndaj vështirësive të dëgjimit të ndonjërit, apo të paaftësisë vetjake për t’u marrë me botën ashtu siç është. Kjo, ndërsa lavdërimi i shfaqur për një tjetër ndaj ideve të tyre progresive, sinqeritetit dhe shpirtit të tyre kritik…. Po gjithmonë në mesin e tyre, në ato ambiente të mbyllura ku ato shtojnë gojëtarinë e tyre rreth “hapjes” dhe universalizmit vetëm me një të prekur të arrogancës dhe një fshirjeje të përsosur të përgëzimit të vetvetes. Mendjet e sotme progresive zor se përvijohen në modele të stërmëdha ngjitëse të shoqërueshmërisë: E tashmë ka ardhur momenti për këto specie të reja në mesin e inteligjencës franceze (dhe kudo në  të njëjtën mënyrë) për “populistët progresistë”. Ata janë tepër të aftë për t’i bërë thirrje madhështisë së trashëgimisë së tyre intelektuale, të drejtave dhe lirive të tyre, por nuk shfaqin guxim në këtë proces; megjithatë ata shquhen për shpifjen ndaj të tjerëve, kulturave të tyre ekzotike, si dhe feve të tyre prapanike, pa ndërlikueshmëri dhe pa dinjitet. Në një epokë të sondazheve të opinionit publik, ato janë të udhëzuar nga moda, konsensusi, popullorja dhe patjetër populizmi. Zezakët e rinj të Francës, Arabët, myslimanët apo qytetarët romë dhe rezidentët nuk janë arsyeja pse Franca nuk duket më siç ka qenë njëherë e një kohë: arsyeja është shumica e intelektualëve bashkëkohorë që përbëjnë “elitën” e saj. Franca ka arsye për t’u shqetësuar nga mendimet në grup, ashtu sikurse praktikohej në sallonet e Parisit duke injoruar shumëllojshmërinë e identiteteve dhe pluralizmit që lulëzonte në rrugët e tij.
Shteti në vetvete, agjencitë e tij dhe media duke anashkaluar çështjet kryesore dhe shumëfishuar polemikat ndarëse, duhet të pranojnë përgjegjësinë parësore për rritjen e shpejtë të populizmit sektar, të përditshëm, racizmit strukturor dhe Islamofobisë së normalizuar. Por Franca ende i ka ndihmat e saj për të arritur gjëra të mëdha: historinë e saj, pasurinë e kujtesës së saj, aftësinë dhe pluralizmin e saj. Por në të njëjtën kohë ajo vuan nga sëmundja e shekullit: ashtu si shumë kombe, ajo i frikësohet asaj se çfarë do të bëhet, i druhet faktit se ajo nuk do mundet më që të pajtojë të ardhmen e saj me atë çka ajo ishte dikur. Mbetet e vështirë që të përballesh me krizat e tranzicionit historik. Por këtu qëndron paradoksi: mund të jetë pikërisht kështu, që këta që sot janë të përbuzurit “të huajt”, “Jevgjit”, “Myslimanët” dhe të përjashtuarit nga çdo përshkrim që do të mund të bëjnë të mundur për Francën të pajtojë vetveten me vlerat e saj, me periudhat e shkëlqyera të së kaluarës së saj, ndërkohë që drejtpërsëdrejti përballet me të ardhmen e saj. Ndërkohë, ato që janë sot të përbuzur duhet të refuzojnë statusin e viktimës, ashtu si edhe të margjinalizimit dhe padukshmërisë që është imponuar mbi to, duhet të marrin përgjegjësitë për fatin e tyre si qytetarë francezë duke i angazhuar vetet e tyre në mbrojtje të dinjitetit dhe të të  drejtave të tyre (së bashku me ato si të gjitha qeniet njerëzore):  ka ardhur koha për ta që të zhvillojnë një etikë të pranisë dhe shtetësisë, duke refuzuar të luajnë lojën e të tjerëve. Për ata që mendojnë dhe imagjinojnë se Franca mund të ekzistojë pa to, ato shpallin dhe demonstrojnë me qetësinë më të plotë se edhe ato gjithashtu janë Franca. Ato janë krenarë për origjinën e tyre, ato qëndrojnë për dinjitetin e vlerave të tyre, për dukshmërinë e angazhimit të tyre si dhe besnikërisë kritike të identifikimit të tyre me Francën. Kundër populizmit të papërpunuar që stigmatizon, ato duhet të jenë agjentët e pajtimit dhe paqes. Franca, e cila sot imagjinon që është e distancuar nga ato me siguri që nuk do të jetë në gjendje që të ekzistojë pa to.
(1)   Në Francë sot një mendimtar mysliman që nuk mendon si “ne” sipas përkufizimit nuk mendon, ai “predikon” vetëm për intelektualët e vërtetë francezë – pra jo myslimanëve të vërtetë – dhe  vetëm si i tillë mund të jetë kritik sipas përkufizimit.
 
Perktheu: Ervin Hakorja