Kryeministri turk Recep Taip Erdogan është një ndër liderët më të përfolur në botë, për sjelljet e tija karizmatike dhe të sinqerta. Ai këtë e ka treguar edhe në samitin G20 në Shën Petersburg.
Përderisa gjithë liderët botëror po mblidheshin para sheshit të bënin një fotografi të gjithë së bashku, kryeministri turk duke dëshmuar dashurinë që ka ndaj flamurit të vendit tij, e ngriti nga toka dhe e futi flamurin turk në xhep, transmeton Albtime.
Ky veprim u pa nga shumica e liderëve, të cilët e përcollën me një buzqeshje.
Erdogan edhe më herët ka treguar se çfarë do të thotë për të flamuri, kur në Samitin e 2009 kishte bërë të njëjtin veprim./albtime