Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në kuadër të aktiviteteve që realizon gjatë muajit Ramazan, shtroi edhe një iftar me anëtarë dhe aktivistë në restorantin FA&FA në Shkup. Të pranishëm ishin edhe mysafirë të ndryshëm si: donatorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të unioneve të shkollave të mesme etj.
Disa çaste para iftarit të pranishmëve me disa këshilla iu drejtua hoxhë Fevzi Musliu i cili theksoi rëndësinë e dhjetë netëve të fundit të këtij muaji dhe si duhet kaluar ato.
Fjalë rasti mbajti kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani i cili mes tjerash tha “Çelësi i suksesit qëndron tek ju student dhe nxënës të cilët pa ndërprerë jeni pjesë e aktiviteteve tona me idetë, me kontributet sepse vetëm bashkarisht mund ta përmirësojmë shoqërinë duke shpërndarë pozitivitet dhe duke u bërë pjesë e çdo aktiviteti që do të sjellë të mira në shoqërinë tonë”. Të pranishmit duke iu uruar mirëseardhje i përshëndeti edhe kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa.
EDITOR
6 years ago
previous article
Program solemn nga Departamenti i Femrës në Shkup
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago