Suksesi dhe përkushtimi i nxënësve në rrugëtimin e tyre arsimor u vlerësuan në manifestimin tradicional “Në gjurmët e më të mirëve”, ku Forumi Rinor Islam dekoroi 21 nxënës të dalluar nga shkollat e mesme të Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Prilepit.
Nxënësit e përzgjedhur nga drejtoritë e shkollave përkatëse u nderuan për rezultatet e tyre të larta në mësime, duke u bërë shembull i përkushtimit, disiplinës dhe synimit drejt dijes.
Përveç dekoratave, nxënësve iu dhuruan edhe botime nga shtëpitë botuese “Furkan ISM” dhe “Logos-A”, ndërsa nxënësit e dalluar nga Shkupi u mbështetën nga Auto Shkolla HIRDA me mbulimin e shpenzimeve të autoshkollës për marrjen e lejes së drejtimit.
Përmes këtij vlerësimi, FRI synon të nxisë të rinjtë drejt arritjeve të reja dhe të promovojë dijen si një nga vlerat themelore të zhvillimit individual dhe shoqëror.
Shkup, 22 tetor 2026
