Në vendet e Gadishullit Arabik qarkullojnë shumë histori besnikërie mes njeriut dhe devesë, ose siç njihet ndryshe anija e shkretëtirës.
Muhamed ibnu Shueshan Sebi’ij, një nga pronarët e deveve, sjell edhe ai përvojën e tij me devenë që kishte shitur shtatë muaj më parë. Mesa duket, deveja e kishte vuajtur shumë ndarjen nga pronari i saj me të cilin ishte lidhur shumë.
Ndërkohë që personi në fjalë gjendej në shkretëtirë, pranë një ferme devesh, me ta pikasur ish pronarin e saj, deveja i është afruar dhe me qafën e gjatë e ka mbështjellë ish pronarin e saj, me të cilin kishte kaluar kohë të bukura.
“Edhe pse ishim paksa larg, me të dëgjuar zërin tim, deveja u shkëput nga tufa e deveve, kaloi rrugën e makinave që na ndante dhe mu afrua gjithë gëzim. Ajo më përqafoi me qafën e saj të gjatë, ndërkohë që unë ngrita duart dhe iu dorëzova përqafimit të saj. Kjo më solli në mendje kohën kur e shëtisja dhe e ushqeja.” tregon ai. /ardhmeriaonline/
admin
11 years ago
previous article
Edhe makinat tashmë do të përdorin “Android”-in
next article
“Zoti e mëshiroftë”, bllokoi përkthyesen japoneze
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago