Fotoreporteri Ron Haviv ka shkrepur fotografi nga krimet e luftës në Vukovar, Bjeline, Sarajevë…
Fotografitë e para të Ron-it jashtë vendit ishin bërë në Panama, ku ai kishte fotografuar të rrahur kandidatin për kryetar potencial në Panama. Fotoreporteri ishte habitur kur presidenti i atëhershëm George Bush duke u bazuar në fotografitë e tij, kishte nisur trupa ushtarak për në Panama për të arrestuar gjeneralin Manuel Noriega.
Pas kësaj gazetari amerikan ka zgjedhur që përmes fotove të tregojë për krimet e luftës. Ai besonte se përmes fotove do të ndryshonte rrjedhën politike si dhe do të ndihmonte në parandalimin e konflikteve.
Ai ka marrë pjesë në luftërat e Ballkanit prej 1991 deri 2000, pastaj ka marrë pjesë edhe në Haiti, Afrikën e Jugut, Libi si dhe Rusi. Ai tani është duke menduar të shkojë edhe në Siri./albtime