Një grup maturantësh të komunës së Preshevës kanë refuzuar mbajtjen e mbrëmjes së maturës në restaurant, ata kanë përzgjedhur që përfundimin e shkollimit të mesëm të shënojnë në mënyrë tjetër
Viteve të fundit, po praktikohet një gjë mjaftë e dëmshme dhe aspak frytdhënëse, e që është festimi i një nate tek nxënësit që përfundojnë shkollimin e mesëm, e ashtuquajtur si nata e maturës.
Madje, kjo natë për disa është bërë pikësynim në fund vitin shkollor, varësisht nga motivet e tyre dhe dëshirat që kanë.
Ndërkohë që një grup i maturantëve të komunës së Preshevës kanë refuzuar mbajtjen mbrëmjes së maturës në restaurant e cila tashmë është bërë tradicionale.
Ky grup i cili kanë marrë lëvdata nga një numër i madh i qytetarëve të luginës së Preshevës nuk kanë marrë pjesë në mbrëmjen e maturës.
Siç ka mësuar bujanoci.net, maturantët në fjalë kanë përzgjedhur që përfundimin e shkollimit të mesëm të shënojnë në mënyrë tjetër.
Ky grup maturantësh pas namazit të xhumasë kanë shënuar maturën e tyre në njërën nga xhamitë e fshatit Rahovicë duke falënderuar Krijuesin e gjithësisë./igj/