Me panele diellore do të mbulohet një hapësirë prej 100 mijë metrash katrorë, që është e barabartë me 14 stadiume f.utbolli.
Qyteti i vogël Payerne në kantonin Vaud do të jetë i pari qytet në Zvicër e më gjerë që do të sigurojë gjithë energjinë e nevojshme elektrike nga dielli. Payerne ka publikuar së fundi se planifikon të ndërtojë qendrën më të madhe për energji diellore në Zvicër, e cila do të hyjë në funksion brenda vitit 2013. P
ër të realizuar këtë plan ambicioz, qyteza me 9500 banorë do të vendosë panele dielli në kulmet e shtëpive. Bëhet fjalë për një hapësirë prej 100 mijë metrash katrorë, që është e barabartë me 14 stadiume futbolli. Përmes kësaj sipërfaqeje me panele diellore, do të mund të prodhohen 16 milionë kilovatë orë energji elektrike.
Nevojat vjetore për energji elektrike gjatë vitit 2011 janë llogaritur rreth 1800 kilovat orë për kokë banori.