Dita zero, nisi prej momentit që fillove të lexosh këtë shkrim . Tashmë veç po kalojnë 10 sekondat e parë të kësaj dite. Lejo vetën për këtë fillim të ri, sepse e meriton.
Kujto që je nga ‘i zgjedhur’ dhe ‘me fat’ se të paktë janë njerëz që ndalen ta lexojnë deri këtu , pavarësisht që të shumtë mund ta kenë lexuar titullin.
Me që ende po lexon, atëherë të paktën mos e bëjë me kaq presion dhe nxitim. Është i shkurt të premtoj , dhe nuk do të zhgënjehesh shpresoj . Thjesht ‘fike’ gjithë botën , ‘ndize’ vetën sepse e meriton.
Gjersa përcjell të tjerë për në jetën e përhershme , i bie që ty po të jepet hapësirë kohore ti kthehesh vetvetes dhe asaj që e shqetëson gjoksin tënd . Mos i lejo të tjerët me ‘muhabete dynjaje’ ta vrasin këtë shkëndisë që lind brenda teje në ato momente . Dita jote zero do niste mbarë mos i lejo që njerëzit të mbajnë në regres.
T i u lodhe duke guxuar për ti eksperimentuar dhe shkel me dy këmbë ato që të parët e tu i konsideronin të paprekshme. Ti që guxove, ti që veç veprove e që gjithë kjo s’të solli as lumturinë e as qetësinë eja në ditën zero të jetës tënde. Për hir të Zotit, mos e le veç për ego tënde. Nëse provove gjithçka provoje edhe këtë !
Mos e kërko vetën në pasqyrë , gjeje vetën brenda vetës tënde. Me tmerrshmja ta kërkosh vetën tek të tjerët .
Leri të ikin idetë, mendimet, njerëzit dhe ‘idealet’ që lodhin shpirtin tënd. Që çdo moment jete të zhgënjejnë , e pak nga pak po konsumojnë jo veç energjinë tënde por edhe ditët më të bukura të jetës tënde.
Të thonë të jetosh pa Zotin se nuk ekzistuaka , por ti bëhu më i mençur dhe kujto që për diçka që nuk ekziston s’ka pse të te bind kush për mos ekzistencë. Në botë diskutohet veç për gjëra ekzistuese. Ato që nuk ekzistojnë as emër s’kanë dhe askush nuk sjell fakte për mos ekzistencë.
Të thonë, në rregull; jeto me Zotin për s’ke nevojë për fenë. Por ti bëhu i mençur dhe tip shkencor dhe njihe mirë çfarë është feja pastaj të përcaktohesh . Mos u robëro për obsesionet e tyre. Nëse feja është rregulli i Zotit i që i shtynë të mendje ndriturit që me anë të vullnetit dhe iniciativës vetjake në drejtim të gjërave të dobishme në vetvete dhe të konfirmuara nga të Dërguarit e veçantë të Tij atëherë ti zgjedh, o robërohu në fiksimet e disa rebelëve o qasu si i ditur.
Mbase ka shkëndija shprese brenda vetës tënde , por janë edhe qindra komplekse në mendje që të vijnë megjithatë ti vendos kur dita zero për ty nis.
Mund të kesh fol keq për Zotin , fenë, mund të kesh qenë neglizhent ndaj porosive të Tij që në ndonjë formë të janë përcjell edhe ty, ndoshta ke qenë i vrazhdë edhe me këta përcjellës të mesazhit të Tij por mos harro se ti e meriton një ‘ditë zero’ .
”Dhe Zoti yt është Falës me Mëshirë.”(El-Kehf: 58);
“Dhe Zoti yt është i Pasuri me Mëshirë.” (El-En’am: 133);
“Dhe nëse të përgënjeshtrojnë, u thuaj se Zoti yt është me Mëshirë të gjerë.” (El-En’am: 147);
“Dhe Mëshira Ime ka përfshirë gjithçka dhe do e bëj obligim për të devotshmit.”(El-A’raf: 156)
“Zoti ia ka caktuar detyrë vetes së Tij mëshirën.” (El-En’am: 12
E di, çdo ditë e re, është një dite zero , një faqe e bardhë. Mos i shiko shkarravitjet e të së kaluarës. Mundësoja vetës një fillim të ri . Vet larg nga ndikimet e atyre që s’të lënë ti afrohesh Zotit e që në këmbim të këtij mos afrimi s’të ofrojnë asgjë , as edhe një shpresë.
Madje të lënë të shkret në trishtimin tënd, në luftën me ndërgjegjen tënde , luftë që është destinuar për tu humbur. Ata të ofrojnë fatin e zi për këtë dhe botën tjetër. Ti bëhu i mençur ! Nisja sot,që nesër të jetë dita një .