Categories
Lajme FRI NË GJURMËT E MË TË MIRËVE

EDUKIMI DHE MOTIVIMI PËR TË ARDHMEN

 

Në zyret e Forumit Rinor Islam – dega Shkup, u realizua takimi i dytë i projektit Eureka, ku të rinjtë kishin mundësinë të trajtojnë temën “Rëndësia e edukimit dhe motivimi për të ardhmen”, nën udhëheqjen e ligjëruesit Bujar Muça.

Përmes kësaj teme, pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi rëndësinë e edukimit në zhvillimin personal dhe profesional, si dhe mbi rolin që motivimi luan në ndjekjen dhe realizimin e synimeve të tyre.

Përveç pjesës ligjëruese, aktiviteti u pasurua edhe me grupe punuese dhe lojëra interaktive, të cilat nxitën bashkëpunimin, shkëmbimin e ideve dhe përfshirjen aktive të të rinjve. Këto aktivitete krijuan hapësirë për komunikim më të afërt mes pjesëmarrësve dhe për një përvojë sa më të dobishme dhe atraktive.

Shkup, 11 tetor 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version