Skandal grek me vdekjen e Ilir Karelit. Shqiptarit që vrau gardianin në burgun e Malandrinos i është shkulur zemra dhe nxjerrë njëri sy. Torturat çnjerëzore që i shkaktuan vdekjen në qelitë e burgut të Nigritës janë konfirmuar nga ekspertët e mjekësisë ligjore, të cilët, me urdhër të Prokurorisë së Fierit i bënë autopsinë të ndjerit, Ilir Kareli alias Kudret Kume.
Hetimet për rastin në fjalë, nisën pas denoncimit që bëri vëllai i viktimës, i cili këmbëngulte se 40-vjeçari kishte gjetur vdekjen nga torturat çnjerëzore që i ishin bërë në qelitë e burgut. Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë nxjerrë në dritë fakte të tjera tronditëse, që dëshmojnë dhunën barbare dhe të pamëshirshme ndaj Karelit, i cili goditi për vdekje me thikë gardianin Jorgos Cironis, pasi nuk i dha leje të takonte nënën. Sipas ekspertizës paraprake rezulton se kufoma e Karelit është dhunuar barbarisht. Skandali duket se merr përmasa të mëdha, pasi ekspertët e mjekësisë ligjore kanë konstatuar se të ndjerit Kareli i ishte shkulur zemra. Gjithashtu, mjekoligjorët kanë konstatuar thyerje të kafazit të kraharorit të viktimës, mungesë të thonjve, shputat e këmbëve të të ndjerit ishin të thyera, ndërsa shputat e duarve, të djegura dhe të lidhura me zinxhir. Sipas të dhënave që “GSH” ka siguruar nga grupi hetimor, rezulton se Ilir Kareli ka pasur dëmtime të mëdha në kokë. Një tub metalik i është futur në pjesën e pasme të kokës dhe i ka dalë në sy, duke ia nxjerrë tërësisht. Torturuesit kanë tentuar t’i shkulin dhe organet gjenitale.
HETIMET PËR VDEKJEN
Në orët e para të mëngjesit të 31 marsit, vëllai i Ilir Karelit denoncoi në policinë e Fierit torturat çnjerëzore që ishin bërë mbi trupin e njeriut të tij në burgjet greke, prej nga kishte gjetur dhe vdekjen. Mbi bazën e këtij denoncimi, prokuroria nisi hetimet për të hedhur dritë mbi krimin makabër, që në fakt ka shokuar mbarë opinionin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe atë grek. Prokuroria e Fierit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së viktimës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe dëmtimet e mundshme që i ishin shkaktuar të ndjerit. Ekspertët e mjekësisë ligjore kryen autopsinë e viktimës në prani të një prokurori dhe u ndodhën përpara fakteve tronditëse: jo vetëm që Ilir Kareli ishte dhunuar në mënyrë çnjerëzore, por të ndjerit i ishte shkulur dhe zemra. I kontaktuar nga “GSH”, kreu i Prokurorisë së Fierit, Ardian Ylli pohoi se rezultati i ekspertizës del pas dy javësh. “Paraprakisht, – thekson Ylli, – trupi ka pasur shumë goditje e thyerje dhe vdekja ka ardhur si rezultat i dhunës së ushtruar”. Drejtuesi i prokurorisë nuk pranoi të komentonte nëse viktimës Ilir Kareli i ishte shkulur zemra, duke theksuar se duhet të presë rezultatet e autopsisë. Ndërkaq, zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme pohoi se autoritetet greke nuk u kanë vënë në dispozicion autopsinë e viktimës, por vetëm aktin e vdekjes së tij, ndaj për këtë shkak u urdhërua kryerja e ekspertizës mjekoligjore. Ilir Kareli gjeti vdekjen në burgun e Nigritës në Greqi, ku ishte transferuar pas vrasjes në burgun e Malandrinos të gardianit grek Jorgos Cironis. Autoritetet greke kanë nisur hetimin për vdekjen e Karelit, që mund të konsiderohet një skandal i autoriteteve, dhe pritet përfundimi i tyre për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e aktit makabër.
(BalkanWeb)
EDITOR
10 years ago
previous article
Qeveria merr borxh të ri prej 93.5 milion euro
next article
Kur fundamentalizmi kultivohej nga Perëndimi
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
5 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
5 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
6 months ago