Michel Chossudovsky
“Shtetet e Bashkuara shpenzuan me miliona dollarë për pajisjen e fëmijëve afganë me tekste shkollore të mbushura ciptazi me imazhe të dhunshme dhe retorikë militante islame…Abetaret e mbushura me biseda rreth xhihadit, me vizatime pushkësh, fishekësh, ushtarësh dhe minash, që prej asaj kohe kanë shërbyer si kurrikulumi bazë i sistemit shkollor afgan. Madje edhe Talebanët në programet e tyre përdorën pikërisht këto libra” (Washington Post, 23 Mars 2002).
“Reklama publicitare paguar me fondet e CIA-s që ofronin nxitje dhe motivim për t’iu bashkëngjitur xhihadid  gjetën vend afishimi nëpër gazeta dhe kuti postare” (Pervez Hoodbhoy, Peace Research, 1 Maj 2005).
“Bin Ladeni rekrutoi 4 000 vullnetarë prej vendit të tij dhe zhvilloji marrëdhënie shumë të ngushta me liderët më radikalë të muxhahidinëve. Ai gjithashtu zhvilloi marrëdhënie të ngushta pune edhe me CIA-n. Që prej 11 Shtatorit (2001) zyrëtarët e lartë të CIA-s kanë pretenduar se nuk kanë pasur asnjë lidhje direkte me bin Laden-in” (Phil Gasper, International Socialist Review, Nëntor-Dhjetor 2001).
Në evidencë 

  • Lugati i Amerikës, Osama bin Laden, u rekrutua nga CIA në vitin 1979 pra mu në fillesë të xhihadit të sponsorizuar prej amerikanëve. Bin Laden atëkohë ishte 22 vjeç dhe ishte trajnuar në kampet e trajnimit të luftës guerile sponsorizuar nga CIA.
  • Arkitektët e operacioneve të fshehta(covert operations) në mbështetje të “fundamentalizmit islamik” të cilat morën udhë gjatë presidencës së Reagan-it luajtën rol kryesor në lançimin e “Luftës Globale kundër Terrorizmit” fill pas 11 Shtatorit.
  • Në vitin 1985 presidenti Ronald Reagan takon në Shtëpinë e Bardhë liderët e Xhihadit Islamik.
  • Gjatë administratës së Reagan-it, politika e jashte amerikane u pri drejt mbështetjes pa kushte të “luftëtarëve muslimanë të lirisë”. Ndërsa sot “luftëtarët e lirisë” etiketohen si “terroristë islamikë”.
  • Në gjuhën Pashtun, fjala “Taliban” do të thotë “Studentë”, ose laureantë medreseshë (vende mësimi ose shkolla kuranore) të ngritura nga misionarët Uahhabi nga Arabia Saudite, me mbështetjen e CIA-s.
  • Në vitet para luftës sovjeto-afgane arsimi në Afganistan ishte gjerësisht shekullar. Arsimimi i infiltruar amerikan me retorikë militante islame e shkatërroi krejtësisht atë shekullar. Numri i shkollave fetare (medreseve) të sponsorizuara nga CIA u rrit nga 2 500 në vitin 1980 në  mbi 39 000.

Lufta sovjeto-afgane ishte pjesë e axhendës së fshehtë të CIA-s. Ajo i pati fillesat gjatë administratës së Carter-it dhe konsistonte në mbështetjen dhe financimin aktiv të brigadave islame, të njohura më pas si Al Kaida. […] Në memuaret e bëra publike të ish Sekretarit amerikan të mbrojtjes Robert Gates, i cili në kulmin e luftës sovieto-afgane mbante pozitën e drejtorit  të CIA-s, inteligjenca amerikane ishte drejtpërdrejtë e përfshirë që nga fillimi në kanalizimin e ndihmës për brigadat islame, madje që para pushtimit zyrtar nga ana e sovjetikëve.
Osama Bin Laden
Lugati i amerikanëve, Osama bin Laden, u rekrutua nga CIA në vitin 1979, pra që në fillesat e xhihadit të sponsorizuar prej amerikanëve. Atëbotë ai ishte vetëm 22 vjeç dhe ishte trajnuar në kampet stërvitore të luftës guerile sponsorizuar nga CIA.
Osama, i cili ishte pinjoll i familjes së pasur saudite bin Laden, gjatë administratës së Reagan-it u ngarkua me detyrën e mbledhjes së fondeve për brigadat e muslimanëve. Për këtë qëllim u krijuan një numër i konsiderueshëm shoqatash bamirëse dhe humanitare. Operacioni u koordinua nga shërbimi inteligjent saudit, nën drejtimin e princit Turki al-Faisal, kuptohet në lidhje të ngushtë me CIA-n. Paratë e ardhura nga shoqatat e ndryshme bamirëse përdoreshin për financimin dhe rekrutimin e vullnetarëve muxhahidinë. Al Kaida, ose në arabisht “baza” përdorej si “data bank” për vullnetarët që ishin rreshtuar në listë për të luftuar ne xhihadin afgan. Fillimisht kjo database mbahej ekskluzivisht nga Osama bin Laden.
Administrata Reagan mbështet “Fundamentalizmin Islamik”
Shërbimi sekret pakistanez ISI përdorej si “ndërmjetës”. Mbështetja e fshehtë që CIA jepte për muxhahidinët në Afganistan vinte në mënyrë indirekte nëpërmjet ISI-t pakistanez qe do të thotë se CIA vetë  nuk e kanalizonte personalisht ndihmën për muxhahidinët. Me fjalë të tjera, që këto operacione të fshehta të ishin të “suksesshme”, Uashingtoni ishte mjaft i kujdesshëm në fshehjen e objektivit final të” xhihadit” i cili konsistonte në shkatërrimin e Bashkimit Sovietik.
Në vitin 1984 nëpërmjet një referendumi të trukuar, presidenti i vendit Muhammad Zia-ul-Haq implementon në Pakistan Sheriatin (jurisprudenca islame). Pak muaj më pas, pikërisht në Mars të vitit 1985 presidenti amerikan Ronald Reagan lëshon Direktivën Vendimore për Sigurinë e Vendit nr. 166 (NSDD 166) e cila autorizonte “rritjen e ndihmës së fshehtë ushtarake ndaj muxhahidinëve” si dhe mbështetjen në indoktrinimin fetar të popullit.
Imponimi i Sheriatit ne Pakistan dhe promovimi i “islamit radikal” ishin politika mirëfill të qëllimta amerikane të cilat i shërbenin interesit gjeopolitik të kësaj të fundit në Azinë e Jugut, Azinë Qëndrore dhe Lindjen e Mesme. Shumë “organizata fondamentaliste islamike” të ditëve tona  në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore janë drejtëpërdrejtë ose indirekt produk i mbështetjes dhe financimit amerikan, shpeshherë i kanalizuar nëpërmjet shoqatave bamirëse nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Persik. Grupet e misionarëve nga rryma ultrakonservatore uahabi në Arabinë Saudite u ngarkuan me detyrën e drejtimit të medreseve në veri të Pakistanit të sponsorizuara nga CIA.
Nën direktivën e NSDD 166 , CIA së bashku me shërbimin sekret pakistanez ndërmorën një mori operacionesh […].
Indoktrinimi Fetar
Me ndihmën e NSDD 166, ndihma amerikane për brigadat e muslimanëve kanalizuar nëpërmjet Pakistanit ishte e limituar pastërtisht në ndihmën ushtarake. Uashingtoni nëpërmjet USAID-it, mbështeti dhe financoi gjithashtu edhe procesin e indoktrinimit fetar, kryesisht me qëllim zhbërjen e institucioneve laike: […] Shtetet e Bashkuara shpenzuan miliona dollarë për pajisjen e nxënësve afganë me libra shkollorë mbushur cipë me imazhe të dhunshme dhe retorikë militante, nismë kjo e cila ishte në vazhdën e përpjekjeve indirekte për nxitjen e rezistencës ndaj pushtimit sovietik.
Prej asaj kohe abetaret, të mbushura me biseda rreth xhihadit dhe figura armësh, fishekësh, ushtarësh dhe minash, kishin shërbyer  si kurrikulum bazë për sistemin shkollor afgan. Madje këto kurrikula made in USA u implementuan më pas edhe prej Talibanëve kur erdhën në pushtet.
Shtëpia e Bardhë e mbrojti me këmbëngulje përmbajtjene tyre fetare, duke u justifikuar se kultura afgane noton në parimet islame dhe se librat ishin “konform ligjit dhe politikës amerikane”. Sidoqoftë, ekspertët ligjorë vunë një pikëpyetje të madhe mbi kushtetueshmërinë e këtij akti pasi Kushtetuta amerikane e ndalon qartazi përdorimin e dollarëve të  taksapagueve për promovimin e fesë.
Zyrëtarët e USAID-it  në një intervistë thanë se përmbajtja fetare e librave u la e paprekur nga frika se mësuesit afganë mos nuk i pranonin librat pa një dozë të fortë të “mendimit” islam. Për të mos u kompromentuar USAID e hoqi logon e saj dhe çdo përmendje të qeverisë amerikane nga kapakët e librave, tha zëdhënësja për shtyp e kësaj agjensie Kathryn Stratos.
“Mbështetja e mësimdhënies fetare nuk është në politikën e USAID-it”, tha Stratos. “Por ne e vazhduam projektin pasi qëllimi ynë kryesor […] është arsimimi i fëmijëve, në pjesën dërrmuese një aktivitet laik”. […] Botuar në gjuhët e dialekteve dominuese afgane Dari dhe Pashtun, këto tekste shkollore u mundësuan në fillim të viteve 1980-të pas një granti që USAID i dha Universitetit të Nebraskas në Omaha, dhe pikërisht qendrës së saj për studime mbi Afganistanin. Nga viti 1984 deri në vitin 1994 kjo agjensi shpenzoi për këtë program 51 milion dollarë amerikanë” (Washington Post, 23 Mars 2002).
Roli i Neocons-ve
Këtu kemi të bëjmë me një vazhdimësi. Arkitektët e operacioneve të fshehta (covert operations) në mbështetje të “Fundamentalizmit Islamik” lançuar gjatë presidencës se Reagan-it luajtën një rol kyç edhe në shpalljen e “Luftës Globale kundra Terrorizmi” fill pas 11 Shtatorit. Disa prej NeoCon-ëve të administratës së Bush Junior gjatë presidencës së Reagan-it mbanin poste të larta zyrtare […].
Në vitin 1996 Talibanët vinë në pushtet me ndihmën e Uashingtonit, por pak kohë para 11 Shtatorit me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara fillojnë shkatërrimin e mbjelljeve të opiumit, tregti e cila ishte e kontrolluar nga CIA. Kjo ndërmarrje u kundërshtua me forcë nga administrata e Bush-it me pretekstin e fabrikuar se kjo gjë do të dëmtonte qeverisjen ushtarake të Pervez Musharafit  (Për detaje: Michel Chossudovsky, America’s War on Terrorism, Global Research, 2005).
Përfundime 
Organizatat e ndryshme “terroriste” u krijuan me mbështetjen e CIA-s. Ato nuk janë kurrësesi prodhim i fesë. Projekti për themelimin e një “Kalifati pan-Islamik” është pjesë e një operacioni të mirë dizenjuar të shërbimeve inteligjente. Mbështetja e CIA-s për Al Kaidan nuk u ndërpre në asnjë mënyrë me mbarimin e Luftës së Ftohtë. Në fakt ndodhi krejt e kundërta. Modeli i hershëm i mbështetjes indirekte mori përmasa globale dhe u sofistikua.
“Lufta Globle mbi Terrorizmin” është gjithashtu një konstrukt kompleks dhe i ndërlikuar i shërbimeve inteligjente. Mbështetja indirekte që ju sigurua “grupeve ekstemiste islamike” është pjesë e axhendës imperiale. Ai ka për qëllim dobësimin e më pas shkatërrimin e institucioneve qeveritare laike dhe civile duke kontribuar gjithashtu edhe në denigrimin e fesë Islame. Ky është një instrument i njohur kolonizimi i cili kërkon minimin e sovranitetit të shtet-kombeve dhe shndërrimin e tyre në territore. Megjithatë, që operacionet e shërbimeve inteligjente të dalin të suksesshme, organizatat e ndryshme islamike të krijuara dhe trajnuara nga CIA duhet të mbesin të pavetëdijshme për rolin që i është caktuar në skakjerën gjeopolitike, në favor të Uashingtonit.
Me kalimin e viteve këto organizata kanë fituar një shkallë të lartë autonomie madje edhe pavarësie, në relatat me sponsorët e tyre amerikano-pakistanez. Aparenca e pavarësisë është kyçe në këtë raport; ajo është një pjesë integrale e operacioneve indirekte të shërbimeve inteligjente. Sipas ish agjentit të CIA-s Milton Beardman muxhahidinët nuk ishin fare në dijeni për rolin që u ishte caktuar nga Uashingtoni. Në fjalët e bin Ladenit (cituar nga Beardman): “ as unë dhe as vëllezërit e mi (muxhahidinë) nuk kishim prova të ndihmës që merrnim prej amerikanëve” (Weekend Sunday (NPR); Eric Weiner, Ted Clark; 16 August 1998).
“Të motivuar nga zelli fetar apo nga nacionalizmi, luftëtarët muslimanë ishin të pavetëdishmë se po luftonin me ushtrine sovjetike për llogari të xhaxha Sam-it. Ndërsa kontaktet zhvilloheshin vetëm në nivelet e larta të hierarkisë së inteligjencës, liderët rebelë muslimanë në skenë nuk kishin asnjë kontak me Uashingtonin apo me CIA-n.” (Michel Chossudovsky, America’s War on Terrorism, kapitulli 2).
Fabrikimi i “terrorizmit” – duke përfshirë edhe mbështetjen e tij indirekte – duhet për ti dhënë legjitimitet “luftës kundër terrorizmit”.
Grupet e ndryshme fondamentaliste dhe paramilitare të përfshira në “aktivitete terroriste” të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara konsiderohen nga ana e shërbimeve inteligjente si “pasuri e vyer”. Pas 11 Shtatorit, funksioni i tyre i përcaktuar si “asete të shërbimeve ” është luajtja me kredibilitet e rolit të “armikut të betuar të Amerikës”.
Gjatë administratës së Bushit, CIA nëpërmjet shërbimeve sekrete pakistaneze vazhdoi mbështetjen për disa grupe islamike me bazë në Pakistan. Shërbimet sekrete pakistaneze janë të njohura për mbështetjen e Jamaat al Islami, i cili është gjithashtu prezent në Azinë juglindore, Lashkar-e-Tayya­ba, Jehad a-Kashmiri, Hizbul-Mujahidin dhe  Jaish-e-Mohammed.
Grupimet islamike të krijuara nga CIA kanë gjithashtu si qëllim përftimin e mbështetjes popullore në vendet muslimane. Qëllimi tyre i epërm është krijimi i ndarjeve brenda kombeve dhe lufta sektare brenda Islamit.
_/ezani/______________________________
*Titulli origjinal: Analizë mbi 11 Shtatorin. Nga Ronald Reagan tek George W. Bush
** Ky është një përkthim i pjesshëm i artikullit origjinal të cilin mund ta gjeni të plotë këtu.