Etrit Berisha ka qenë protagonist i me Kalmarin e tij. Portieri i Kombëtares shqiptare, përveç pritjeve të mira gjatë ndeshjes me Brommapojkarna, arriti të shënojë edhe gol në minutën e 80-të të takimit, duke vulosur rezultatin fonal 2-2.
Kalmari ka kaluar në epërsi në minutën e 21-të me anë të Henrik Rydstrom, kurse miqtë barazuan me anë të Mauricio Albornoz (31’) dhe kaluan përkohësisht në avanatazh me Andreas Eriksson (54’), para se prishtinaliu të barazonte nga penalltia 10 minuta para fundit.
Pas këtij barazimi, Kalmar ndodhet në vendin e gjashtë në Allsvenskan me 28 pikë. /albeu.com/