Granit Xhaka rikthehet ashtu siç i ka hije. Mesfushori shqiptar por që luan për kombëtaren e Zvicrës po kryen së bashku me skuadrën e tij Borussia Munchengladbah fazën përgatitore dhe po punon fort për të bindur trajnerin Lucien Favre se duhet ti besojë një vend në formacionin bazë.
Prishtinaliu ka shënuar një super gol mbrëmjen e djeshme, në miqësoren ndaj Celtic Glasgow, e fituar 2-1 nga gjermanët.
Pasi ndali një sulm të kampionëve skocezë, 20 vjeçari pa u menduar gjatë goditi fuqishëm me të majtën, duke e lënë në vend portierin e Celtic. /albeu.com/