Në kuadër të ciklit të tribunave mujore “Nënat e besimtarëve”. Sektori i femrës Dega Shkup ditën e premte  realizoi tribunën e katërt me temë: ”Fatimja r.a, shembull i një muslimaneje aktive”.
Ligjëruese e kësaj tribune ishte teologia e mirënjohur Sumeja Peza, e cila dha informata të rëndësishme mbi Fatimen r.a dhe sahabet tjera dhe aktivitetin e tyre në thirrjen islame.
Krejt në fund të pranishmet patën rastin të parashtrojnë pyetje rreth temës.Njëkohësisht ju informojmë se tribunat e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.