Kur’ani i kushtoi rëndësi prindërve dhe porositi fëmijët të kujdesen për ta në mënyrë të vazhdueshme dhe i qortoi ata të mos i hidhërojnë prindërit; premtoi për atë që kujdeset për prindër Xhennete ndërsa për atë që sillet keq…xhehennemin. Tha Zoti xh.sh.:“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve…”. El-Isra:23. Barazoi mes adhurimit ndaj Tij dhe mirësisë ndaj prindërve ngase ka vlerë të madhe rrespekti ndaj tyre, ndërsa është rrezik i madh mosrrespekti ndaj tyre.
Medituesi në tekstet Kur’anore dhe mrekullit e tij, gjenë shumë raste kur prindi ka rrespektuar fëmiun e tij gjë që refletoi në të kundërtën, ku fëmiu rrespektoi prindin e tij. Allahu xh.sh.thotë: ” All-llahu ju urdhëron dhe u porosity për fëmijët tuaj…”Ennisa:11. Ashtu siq porositë Kur’ani fëmijët për prindërit e tyre, gjithashtu porositë prindërit ndaj fëmijëve….të marrim vetëm një shembull nga Kur’ani Famëlartë…
Ibrahimi a.s. dhe djali i tij Ismaili a.s.:
Ibrahimi a.s një ndër pes profetët me te dalluar, iu doli në krye të gjitha sfidave me të cilat Allahu i Madheruar e kishte testuar. Kujto në moshën e re mbreti Nemrud e hodhi në zjarr dhe kjo atë aspak nuk e zbrapsi nga e vërteta, por Allahu e shpëtoj dhe e bëri zjarrin e ftohët dhe shpëtim për Ibrahimin. Ai po ashtu u sprovua me mospasjen fëmijë deri në moshën e shtyer, megjithatë ishte i butë dhe teper i durueshëm ndaj edhe Allahu e zgjodhi per Halilu LLah – Miku i Allahut
Nëse dëshirojmë që me një fjalë të përshkruajm lidhjen e Ibrahimit a.s. me djalin e tij, themi se ai ishte si “fjala e mirë” që ndikon tek tjetri…Allahu xh.sh. e quajti një kaptin të tërë me emrin Ibrahimi a.s. dhe nëse dëshirojmë të notojmë në kuptimet e kësaj kaptine dhe ajeteve që ka nuk do të ndalet lapsi së shkruari duke nxjerr xhevahir të shumtë nga ajetet dhe preciziteti i përdorimit të fjalëve nëpër ajete…etj. Do të ndalemi vetëm tek butësia e Ibrahimit a.s. dhe mirësia e sjelljes së tij ndaj fëmiut të tij, thotë Zoti xh.sh.: ” Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë po shoh (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” Es-safat:102.
Fjala (kur arriti) pra, kur arritën tek vendi i caktuar, atëherë Ibrahimi a.s. i tregon qështjen dhe qëllimin e ardhjes deri tek ky vend dhe po dëshiron mendimin dhe iden e birit të tij Ismailit a.s. dmth. ka ndodh një dialog mes prindit dhe birit. Bëhet fjalë për një ëndërr, por, jo e zakonshme, sepse fjala (po shoh) që në Arabishte është folje e tashme e vazhdueshme që aludon në shiqimin e ëndrrës disa herë me rradhë, ndërsa po ta shihte vetëm një herë ëndrrën nuk do ta dërgonte birin e tij në vendin e caktuar e ti rrëfente për një ëndërr që vetëm një herë e ka pare dhe do të vinte në Kur’an folja e kohë së kaluar ( e kam parë).
Fjala (o biri im); ktu kemi një pike shumë interesante, tani ti veq e din se “fëmiu i cili konsultohet nga prindi i tij në qështje të rëndësishme do ta mbjellë vetbesimin në fëmiun, e kjo është nga shtyllat e formimit të një gjenerate e të rinjëve që kan vetbesim dhe personalitet të qmuar”, (o biri im) përmban në vete kuptime të dashuris së prindit ndaj fëmiut, urtësisë, butësisë, ëmbëlsisë shpirtërore…etj.
Fjala (në ëndërr), nxjerrë në pah një realitet, ngase Ibrahimi a.s. deshi ti tregoj birit të tij për një ëndërr që duhet të realizohet…
(të të pres ty) në Arabishte të kësaj fjale kan ardhur dy përforcues në një fjalë, sikurqë don të thotë (shoh në ëndërr vërtet duke të të prerë ty) , afërsishtë, përforcimi i parë aludon në shiqimin e ëndrrës shumë herë, ndërsa përforcimi i dytë: forma duke e prer djalin…!
(çka mendon ti?) këtu është një qështje me rëndësi; rëndësia e bashkbisedimit prind-fëmjë, dialog ky, që ka për qëllim futjen e dashuris së birit ndaj babait që pastaj të vie deri tek ndëgjueshmëria, rrespekti dhe pajtushmëria, biri është nga njerëzit më të dashur për babain dhe nënën…!
Ibrahimi a.s. i tha birit të tij: 1- o biri im, 2- unë po shoh, 3- në ëndërr, 4- vërtet duke të të prerë ty…përdori këto fjalë, pastaj tha: çka mendon ti?.
Fëmiu që konsultohet nga prindi i tij në qështje të rëndësishme, ndërton në fëmiun vetbesim, do ta bëjë të ndjejë se mendimi i tij qenka i pranuar, përfiton përvojë dhe menquri, e kjo është nga shtyllat e formimit të një gjenerate e të rinjëve që kan vetbesim dhe personalitet të qmuar dhe të përgatitur të planifikojë të ardhmën në mënyrë të mirë e me maturi. Ndërsa nëse prindi nuk i jep fëmiut shansin për të folë fjalën e tij, kjo sjellë rezultate jo të mira:
1- dobëson përsonalitetin e fëmiut, e bënë të paqëndruar në një gjendje, me një erë të lehtë, nga problemet e jetës, lëvizë në të djathtë e të majtë.
2- zhvillon urrejtje ndaj prindit, rriten farat e rebelimit në këtë mentalitet të mbyllur dhe kjo qon deri tek mosrrespektimi ndaj prindit.
3- Bënë që fëmiu të pasojë atë që është më i lartë se prindi i tij, andaj shfaqen edhe problem psiqike të ndryshme ku qojnë deri tek disfata në përsonalitet, nuk din të bashkveproj me të tjerët.
Këto parathënje na sjellin tek një rezultat i dobët ku mund të gjindet një gjenerat dembele, përtace; nuk ka vision, nuk din të planifikojë të ardhmën e vet.
Ibrahimi a.s. e mësojë fëmiun e ti të bëhet i kënaqur me caktimin e Zotit, dhe ia mësoi mirësitë që të sjellin deri tek shpërblimet e mëdha dhe dorzimin e plotë ndaj Allahut xh.sh. Allahu e lavdëroi Ismailin a.s. në kaptinën Merjem ku tha: ” Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik në premtim (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber”. Merjem:54. Ai (Ismaili a.s.) realizoi premtimin e tij atëherë kur i tha babait të vet: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”.
Përfundimi: Ibrahimi a.s. e thirri birin e tij me dashuri, konsultoi ate, mori nga mendimi i tij, u qetësua me të…! Kështu le të bëhemi …prindër dhe educator./mesazhi/
Pregaditi: Mr.Jasir Krasniqi – Amman/Jordan
Categories