Categories
Lajme FRI

FORUMI RINOR ISLAM BASHKON TË RINJTË NË IFTARE TË PËRBASHKËTA

 

Në kuadër të 10 ditëve të bekuara të Dhulhixhes, Forumi Rinor Islam organizoi iftare të përbashkëta me anëtarët dhe aktivistët në degët e Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës, duke krijuar atmosfera vëllazërore, imanore dhe plot ngrohtësi rinore.

Mbrëmjen e së hënës, në ambientet e zyrave të degëve në Tetovë dhe Shkup, Departamenti i Edukimit realizoi iftar të përbashkët me anëtarët, ku të pranishmit patën mundësi të kalojnë çaste të mira së bashku, në frymë bashkimi, respekti dhe reflektimi mbi vlerat islame.

Ndërsa një ditë më vonë, iftari i përbashkët u realizua edhe në Kumanovë, me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe aktivistëve të kësaj dege. Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e mirë për forcimin e lidhjeve mes të rinjve, bashkëbisedim dhe ndarje të momenteve të veçanta në atmosferë vëllazërore.

Përmes këtyre organizimeve, Forumi Rinor Islam vazhdon të promovojë afrimin, unitetin dhe frymën e solidaritetit mes të rinjve, veçanërisht në ditët e begata të Dhulhixhes.

Tetovë, Shkup, Kumanovë
29 Maj 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version
Forumi Rinor Islam - FRI

FREE
VIEW