Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë realizoi takim online me temë “Kthimi i besimit ndaj institucioneve dhe stafit mjekësor” në platformat Zoom dhe Facebook.
Kryetari i FRI-së, Xhabir Emini i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi zëvendës ministrin e shëndetësis Dr. Hasanin për gatishmërin për të bashkëpunuar në aktivitetet që FRI realizon në të mirë të shoqërisë.
Zëvendës ministri i shëndetësis, Dr. Ilir Hasani, përgëzoi organizatorët e këtij takimi dhe foli mbi temën e lartpërmendur duke treguar për rrjedhën e situatës me pandemin, masat mbrojtëse si dhe efektivitetin e vaksinimit në uljen e infektimeve të reja.
Takimi ishte i begatë edhe me pyetjet e të pranishmëve, të cilave ju përgjigjë me shumë kënaqësi zëvendës ministri Hasani, me të cilat edhe shprehi gatishmërin për të bashkëpunuar në të ardhmen në aktivitete të tilla.