Në kuadër të vizitave që realizon Forumi Rinor Islam, kryetari i FRI – dega në Tetovë, z.Mevlan Abazi, i shoqëruar nga anëtari degës, z. Ismet Tairi, realizoi vizitë në Komunën e Bogovinës.

 

Delegacionin e FRI e mirëpriti kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu dhe kryetari i Këshillit rinor komunal z.Diturim Xheladini. Në këtë takim u diskutua për realizimin e projekteve të ndryshme me nxënës, gjegjësisht me filloristë që ndjekin mësimin në shkollat e komunës së Bogovinës, më konkretisht për shtrirjen e platformës ‘Mozaiku Rinor’ që realizohet nga FRI në disa qytete të RMV. Kryetari i komunës së bashku me këshillin rinor komunal u shprehën të gatshëm për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

 

Kryetari i FRI dega në Tetovë, falënderoi kryetarin e komunës së Bogovinës për mikëpritjen dhe gatishmërinë e treguar për bashkëpunim të ndërsjellë për të mirën e nxënësve.

 

Tetovë, 29 shtator 2022