Categories
Lajme Lajme FRI

FRI – Dega Prilep me sukses realizoi ligjëratë me Dr. Kujtim Kasamin

Të hënën, me fillim nga ora 17:00, në saje të ditëve të fundit të Ramazant, FRI- Dega në Prilep organizoi ligjëratë me dr. Kujtim Kasamin. Ligjërata u organizua me një numër shumë të vogël të pjesëmarrësve, si rrjedhojë e kufizimeve tashmë të ditura.
Takimin e filloi kryetari i FRI – dega Prilep, Veton Gjoleka, i cili përshëndeti takimin dhe ia dha fjalën dr. Kujtimi Kasamit.
Ligjërata “Mesazhe Ramazani” u trajtua duke parashtruar disa koncepte mbi dhjetënetëshin e fundit të Ramazanit, bazuar në jetën e vyer të Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të).
Takimin e nderoi edhe kryetari i FRI – së, Xhabir Emini, i cili gjithashtu përshëndeti të pranishmit dhe përcolli disa këshilla të vyeshme.
Pas ligjëratës, të rinjtë patën rastin të bashkëbisedojnë me ligjëruesit, dhe të vizitojnë vendin dhe zyrat e FRI në Cërnilishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version