Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, në kuadër të platformës Mozaiku Rinor realizoi përmbylljen e projektit Incept në qendrën e FRI – së.
Projekti në fjalë ka zgjatur plotë gjashtë javë, në çdo të shtune me nxënësit më të mirë të viteve të para dhe të dyta të shkollave të ndryshme në Shkup.
Nxënësit kishin mundësinë të ndjekin ligjërata dhe trajnime me ligjërues profesional në tema si “Si të parandalohet bullizmi”, “Rëndësia e kodit etik”, “Kujdesi ndaj shëndetit mental dhe rrjetet sociale” “Menaxhimi i vetës në kohë”, dhe “Zhvillimi i inteligjencës emocionale”.
Në këtë takim përmbyllës trajnues ishte Zuhri Kamberi i cili shtjelloi temën “Zhvillimi i inteligjencës emocionale”.
Programin e përmbylljes e hapi përgjegjësi i projektit, Lirim Sejdi, për të vazhduar më pas me një fjalë përshëndetëse nga kryetari i FRI – Dega Shkup, Afrim Demiri, nxënësit u dekoruan me certifikata për pjesëmarrjen e tyre të suksesshme.
Një ashtu, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë, FRI ndau edhe mirënjohje për të gjithë ligjëruesit të cilët ligjëruan përgjatë këtyre javëve.
U bë gjithashtu shfaqja e një prezantimi ‘slideshow’ rreth rrjedhës së projektit në këto gjashtë javë.
Në fund të takimit, të pranishmit i shoqëroi edhe një koktej modest në të cilën kishin mundësinë të diskutojnë përshtypjet e tyre për projektin në fjalë.
20 janar, 2024