Zëvendës kryetari i Forumit Rinor Islam, z. Hasan Baftijari, mori pjesë në konferencën e studentëve të Ballkanit, e cila u mbajt në Ankara të Turqisë, në periudhën kohore prej 7 deri 11 mars të këtij viti, të organizuar nga organizata Besader.
Qëllimi i konferencës në fjalë ishte njohja dhe bashkëpunimi i studentëve të Ballkanit të cilët studiojnë në universitetet e Turqisë, si dhe krijimi i urave lidhëse dhe vendosja e bashkëpunimit mes organizatave joqeveritare të cilat dërgojnë studentë për studime në Turqi.
Gjatë ditëve sa zgjati konferenca, zv. kryetari i Forumit Rinor Islam realizoi një sërë takime me personalitete të dalluara nga qeveria turke, të cilët ishin mysafir në këtë Konferencë, pastaj me përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme, si dhe me studentët shqiptarë që studiojnë nëpër universitetet e Turqisë, me të cilët i realizoi edhe dy ligjërata.
Me këtë rast, zv. kryetari i FRI, z. Hasan Baftijari, i njoftoi të gjithë ata edhe me fushëveprimin dhe aktivitetet që realizon Forumi Rinor Islam në vazhdimësi, si dhe me disa nga projektet më madhore që janë si synim në periudhën e ardhshme.

Zëvendës kryetari i FRI-së, z. Hasan Baftijari, mori pjesë në konferencën e studentëve të Ballkanit, e cila u mbajt në Ankara të Turqisë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam