Me datë 08.07.2014 në Restorant “Karshiaka”  f.Studeniçan,  FRI-Nëndega Karshiakë dhe Komuna e Studeniçanit shtruan iftar të përbashkët, ku mysafir ishin kryetari i Komunës së Studeniçanit, nënkryetari i FRI-së hoxhë Hasan Baftijari, kryetari i FRI- Karshiakë z.Burhanedin Nuhiju,Hoxhallarë, profesorë, student, nxënës, afarist, aktivist dhe shum qytetar.
Kryetari i FRI-nëndega në Karshiakë z.Burhanedin Nuhiju në fjalën e tij para të pranishmëve faleminderojë Komunën e Studeniçanit në krye me kryetarin z.Azem Sadiki për mbështetjen që po i jep Forumit Rinor Islam në realizimin e aktiviteteve të saj në teritorin e Komunës së Studeniçanit.
“FRI për këtë muaj ka pregaditur një sërë aktivitetesh për këtë muaj si në Shkup ashtu edhe në qytetet tjera, kjo me qëllim që ne si sektor civil të kontribojmë në ngritjen e vetëdijes intelektuale, humane dhe fetare tek qytetarët e vendit tonë”  tha ndër tjerash Nuhiju.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki vlerësoi lartë rolin e FRI-së në afirmimin e vlerave kulturore, fetar dhe shoqërore në Komunën e Studeniçanit.
“Forumi Rinor Islam është bërë pjesë e pandashme e rinisë së Karshiakës deshta apo nuk desha unë ndjehem si pjesë e Juaja. Është shumë interesant se aktivitetet tuaja gjithmonë janë në hap me kohën. Duke marrë parasyh moton tuaj ‘Ramazani, muaj i lirisë dhe shpresës’ fletë shumë, edhe neve edhe muslimanëve gjithandej u mungon liria por nëse jemi këmbëngulës në gjitha aktivitetet tona asnjëher nuk duhet humbur shpresat se një ditë të gjitha të mirat do të na kthehen”, tha kryetari Sadiki para të pranishmëve në këtë iftar.
Përveç iftarit të pranishmit kishin mundësinë të ndëgjojnë edhe një Ligjeratë nga Hoxhë Hasan Baftijari me temë “Ramazani muaji i lirisë dhe shpresës”.

10516935_10202079237929763_657519785_n
FRI-Nëndega Karshiakë dhe Komuna e Studeniçanit shtruan iftar

10516935_10202079240249821_1502537389_n
FRI-Nëndega Karshiakë dhe Komuna e Studeniçanit shtruan iftar

10522726_10202079231569604_192082061_n
FRI-Nëndega Karshiakë dhe Komuna e Studeniçanit shtruan iftar

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam